TIRANE- Një person është arratisur nga Komisariati nr.3 në Tiranë paraditen e sotme. Nga burimet mësohet se personi që arriti të t’ju shpëtojë policëve nga duart është Bledar Zefi 26 vjeç.
Më herët rreth orës 09:00 policia kishte informuar mbi arrestimin e tij, duke dhënë këtë informacion:
“Bledar Zefi 26 vjeç, me banim në Fushë Arrëz, u ndalua mëngjesin e sotëm nga efektivët e komisariatit nr.3 në Tiranë, pasi është dënuar me dhjetë vjet burg në Itali, për “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”. Zefi u ndalua pasi Gjykata e Genova në Itali, në muajin qershor e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”.”