Prokuroria e Tiranës ka vendosur masën urdhër arresti për shtetasit Gjergj Cukali, Dorian Qafa dhe Naldio Mali. Të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre është bërë dje nga Drejtoria e Antidrogës. Të arrestuarit thuhet se kanë qenë në hetim për një kohë të gjatë.