Një fëmijë i vogël, vetëm 5 vjeç, mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:30 në Kodër Kamëz, pranë shkollës “Isa Boletini”.
Një motor me drejtues shtetasin F.D ka aksidentuar fëmijën me iniciale O.L 5 vjeç, i cili është dërguar me ambulancë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit dhe po kryhen verifikimet e vendit të ngjarjes për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.