Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident rrugor mesditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shkaqet e aksidentit.
Në datën 14.09.2017, rreth orës 13:50, në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Romës, shtetasi A.S, 46 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “Land Rover”, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi H.A, banues në Tepelenë dhe ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.S i cili po transportohet me ambulancë për në spitalin Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Lajmi ne perditesim…