Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.
Për pasojë një makinë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trush në aksin Shkodër-Velipojë.
Nuk dihet ende se sa persona ndodheshin brenda makinës dhe nëse ka të lënduar.
Policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.