Një aksident me 5 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër.
Burime paraparake bëjnë të ditur se një fuoristradë ku udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, duke përfunduar në kanal.
Për pasojë, ata kanë mbetur të lënduar dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve, ndërsa paraprakisht raportohet se ata ishin nisur nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, si dhe policia që po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.