Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës. Një adoleshente është gjetur pa ndjenja në banesën e saj në Bërzhitë nga familjarët. Ajo është transportuar menjëherë drejt QSUT-së, ku ndodhet në koma.
17-vjeçarja me inicialet S.K, është gjetur nga mamaja e saj. Shkaqet mbeten mister, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.