Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një 38-vjeçare në Kretë të Greqisë.
Sipas mediave greke, në datën 15 gusht, shqiptari e kishte ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë një kafe. 38-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër nga ajo që ishte parashikuar.
Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa, ndërsa ka tentuar ta përdhunojë.A jo, fatmirësisht, ka mundur t’i shpëtojë nga duart, ndërsa ka shkuar në polici dhe e ka denoncuar ngjarjen.
Disa orë më vonë policia greke ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili nga hetimet e bëra rezultoi se jetonte ilegalisht në Greqi.
Ai akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë. Ndërkohë, çështja i ka kaluar organeve të drejtësisë./Opinion.al