Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E filmuan gjatë raporteve intime, dy djemtë shantazhojnë vajzën e klasës së tetë 

2017/04/02 at 9:37 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E filmuan gjatë raporteve intime, dy djemtë shantazhojnë vajzën e klasës së tetë 

Relationship with passionate affection

Një minorene, nxënëse e klasës së tetë në një shkollë periferike në kryeqytet, është shtrënguar t’u japë shuma parash 100­ 2500 lekë të rinj dhe paketa cigaresh dy djemve.


Kjo ka qenë “gjoba” që ajo duhet t’u paguante, pas kërcënimit prej tyre me publikimin e një videoje intime të saj në “Facebook”. Dy djemtë që kanë shantazhuar të miturën, Erald R. dhe Ervin R., kanë qenë bashkëmoshatarë të saj, një prej të cilëve ish- ­i dashuri. Ngjarja është shënuar në vitin 2015 dhe për këtë rast kanë përfunduar si të pandehur dy adoleshentët Eraldo R. dhe Ervin R. Ata janë gjykuar nga Shkalla e Parë dhe së fundmi edhe nga Apeli për Krimet e Rënda, ku janë deklaruar fajtor për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe u dënuan me 1.5 dhe 1 vit burg.

Për shkak të moshës së mitur, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e tyre në Shërbim Prove për një periudhë 2.5 dhe 2­vjeçare.

GJOBA

Gjetja e dy paketave cigaresh në duart e një nxënëseje të klasës së tetë, K.A., në ambientet e shkollës nga drejtoresha ka zbuluar më pas historinë tronditëse, ku e mitura ishte përfshirë. Duke u shfajësuar, ajo ka rrëfyer se paketat nuk ishin të saj dhe se duhet t’ua dorëzonte ato dy djemve, një prej të cilëve ish­- i dashuri i saj, të cilët e kërcënonin me publikimin e një videoje intime. Të dyve ajo herë pas here u jepte edhe shuma parash. Me tej është njoftuar policia, e cila ka bërë ndalimin e dy minorenëve, që në orën e pushimit kanë ardhur të marrin “gjobën”. Sipas arsyetimit të gjykatës, vajza e mitur ka krijuar një lidhje dashurore me një prej djemve gjatë së cilës kanë konsumuar edhe marrëdhënie seksuale.

“Gjatë kësaj lidhjeje ata shoqëroheshin shpesh të tre, ku shtetasi Erald R., në dijeninë dhe të tyre, iu bënte fotografi me telefonin e tij celular gjatë çasteve intime. Duke i bërë presion nëpërmjet këtyre fotografive, presion ky i shtuar me pretekstin se dispononin dhe video gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të pandehurin Erald R., të pandehurit Erald R. dhe Ervis K., në marrëveshje ndërmjet tyre, kanë detyruar shtetasen K.A. t’u japë atyre lekë dhe paketa cigaresh”, thuhej në dosjen gjyqësore

DESHMIA

“Për veten time në asnjë rast nuk i kam marrë lekë, ndërsa për Eraldin kam marrë gjithsej në tri raste, më konkretisht në vlerat 2500, 1800 dhe 100 lekë. Këto raste kanë qenë në periudhën dhjetor 2014, shkurt 2015 dhe tek ajo kam shkuar me porosi të Eraldit. Në rastet e tjera Eraldi ia ka marrë vetë lekët asaj, prandaj nuk e di se në çfarë vlere. Unë vetë nuk kam qenë prezent në momentet që Eraldi ia ka marrë lekët, por ai më tregonte shpesh se merrte lekë nga ajo”, ka rrëfyer i pandehuri Ervis K. gjatë hetimit të çështjes./ Panorama

Etiketa: akt intimfilmuanminoreneshantazh


Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë
Kronikë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë

30 Shtator, 2025 1:11 pm
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati
Kryesore

Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati

30 Shtator, 2025 12:47 pm
PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores
Politikë

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores

30 Shtator, 2025 12:28 pm
Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

30 Shtator, 2025 12:07 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

30 Shtator, 2025 12:00 pm
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
Kryesore

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

30 Shtator, 2025 10:57 am
Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
Bota

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

30 Shtator, 2025 10:21 am
Para
Jeta e fshehtë e seksit në Shqipëri, rrëfehet të burgosurat

Rrëfimi në gjykatë/ 76-vjeçari tregon historinë e tij me prostitutën 56- vjeçare 

E fundit/ Rama dorëzohet, pranon krijimin e qeverisë teknike

Video/ Rama censuron ministrat në asamble me fjalët: Boll, mbylle

Ilva Tare shtatzënë, pret fëmijën e dytë 

Ilva Tare shtatzënë, pret fëmijën e dytë 
















TE FUNDIT

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
30 Shtator, 2025

Hamasi dhe grupe të tjera palestineze po e mirëpresin planin e presidentit, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në...

Lexo më shumë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

Deputetja merr foshnjën në Kuvend
30 Shtator, 2025

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, ka marrë pjesë të martën në punimet e Komisionit të Burimeve Natyrore, bashkë me...

Lexo më shumë

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
30 Shtator, 2025

Sot Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me ankimimin që ka bërë ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj lidhur me vendimin e...

Lexo më shumë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë
30 Shtator, 2025

Të dielën Belgjika u trondit nga një ngjarje e paprecedentë, pasi trupi i një burri, që besohet të jetë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com