Kryesore

E enjtja vendimtare! Çfarë pritet të ndodh më pas…


               Publikuar në : 23:26 - 26/06/19 |
geliano fataj

E enjtja do të jetë jo vetëm një ditë me temperatura të larta, por dhe me zhvillime të forta politike. Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha për situatën politike në Presidencë në orën 9:00. Ftesa për takim ishte e njëjtë dhe për kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit refuzoi të marrë pjesë në takim.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, do të shkruante Rama në Twitter.

Por veç refuzimit të takimit në një postim të dytë, Rama do të njoftonte për një tjetër vendim të Metës, që sipas tij është çmenduria e dytë, pas dekretit për anulimin e datës 30 qershor.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor. Krenar për PS”.

Pavarësisht kësaj, zyra e shtypit e Presidencës do të reagonte duke thënë se Ilir Meta do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në orën 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

Por Rama nuk ndaloi me kaq, si për t’i bërë rezistencë Presidentit do të postonte në facebook një thirrje për takimin elektoral të Vlorës.

“O vlonjatë o ju bëfsha kurban, këta elbasanllinjtë më thonë e bëmë fora si s’e bën dot as Vlora! Ata në Fier më çojnë mesazhe që nesër Fieri do ta bëj si Vlora! Tani ju si do ta bëni ju pyes unë, se pasnesër më keni në Vlorë dhe mezi pres t’ia vemë aty buzë detit, vulën e zjarrit e të flamurit të Ismail Qemalit, 30QERSHORIT”

Çfarë do ndodh pas orës 13:00?

Gazetari Robert Rakipllari, jep një shpjegim teknik se përse Meta mund të ketë zgjedhur këtë orar. Sipas tij, kjo ndoshta lidhet me një dekret të mundshëm të presidentit për një datë të re për zgjedhjet lokale.

“Presidenti duhet të nxjerrë nesër dekretin, që ai të hyjë në fuqi të premten, që është edhe dita e fundit”, tha Rakipllari, duke qenë se të dielën e 30 qershorit mazhoranca kërkon të hyjë në votimet për bashkitë./ Opinion.al

Pas