Aksi rrugor Tiranë-Rinas vitet e fundit është dëshmitar i katër grabitjeve të bankave të nivelit të dytë. Skema është e ngjashme dhe deri më tani dhe sipas policisë vetëm një prej autorëve të dyshuar është identifikuar.
Një nga të përbashkëtat më të mëdha është fakti se grabitjet ndodhin të enjteve, dita kur bankat transportojnë paratë për në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Të gjitha paratë do të transportoheshin drejt Vienës, shkruan ATSh.
Grabitja parë, e enjte 12 shkurt 2015.
Para dy vitesh u grabitën 3 milione € te Kthesa Laknasit, gjatë aksit rrugor Qafa e Kasharit-Rinas. Po transportoheshin nga një bankë e nivelit të dyte drejt aeroportit me destinacion Vienën.
Grabitja e dytë, e enjte 3 dhjetor 2015.
Në daljen e garazhit të Union Bank te Stacioni Trenit, grabiten mbi 2 milione €, paratë do transferoheshin për në aeroport me destinacion Vienën !!
Grabitja e tretë, e enjte 30 qershor 2016.
Brenda aeroportit te Rinasit grabitën 3 milione €, të Raiffeisen Bank paratë po transferoheshin me avion drejt Vienës… (në këtë rast kemi një të dyshuar të identifikuar)
Grabitja e katërt, e enjte 9 shkurt 2017.
Grabiten tek kthesa e Laknasit 2 milionë €, te BKT, po transportoheshin per ne Rinas, me destinacion final Vienën!!