Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, thirrje për reforma

2025/01/22 at 7:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, thirrje për reforma

Ligjvënësja Elise Stefanik, e emëruar nga Presidenti Donald Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB, u përball me pyetjet e senatorëve në seancën e saj të konfirmimit në Senat të martën. Republikania e rangut të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve u tha ligjvënësve se ajo do të zbatonte axhendën e Presidentit Trump “Amerika e Para” në OKB.


Ligjvënësja Elise Stefanik, e emëruar nga Presidenti Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB, bëri thirrje për llogaridhënie të martën.

“OKB-ja nuk e ka përmbushur misionin për të cilin është themeluar dhe ne duhet të kërkojmë një punë më të mirë në këtë drejtim. Unë ndaj vizionin e Presidentit Trump për një OKB të reformuar bazuar në axhendën “Amerika e Para”, të paqes përmes forcës dhe të kthehemi në këtë mision themelues të nxitjes së paqes dhe sigurisë në mbarë botën”, tha ajo .

Zonja Stefanik u zgjodh në Kongres në vitin 2014 në moshën 30-vjeçare dhe u ngrit në rangun e udhëheqëses së katërt më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve. Senatorët republikanë thonë se vendosmëria dhe udhëheqja e qëndrueshme e zonjës Stefanik e bëjnë atë një kandidate të duhur për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara në OKB.

“Në OKB, një organ që ka për qëllim të avancojë vlerat e paqes, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, shumë prej nesh nuk po shohim një pasqyrim të vlerave amerikane. Ne shohim antisemitizëm të shfrenuar kundër shtetit të vetëm hebre në botë, pasi ai përballet me sulme nga të gjitha drejtimet. Ne jemi duke parë shtypje dhe ngritje të autokratëve agresiv në pozita udhëheqëse”, tha senatorja republikane Shelley Moore Capito.

Zonja Stefanik u tha senatorëve se përvoja e saj në Kongres do të informojë qasjen e saj si ambasadore.

“Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi financiar më i madh në OKB deri më tani. Dollarët e taksapaguesve tanë nuk duhet të përdoren për mbështetjen e subjekteve që punojnë kundër interesave amerikane, antisemitizmin, korrupsionin apo terrorizmin. Ne duhet të investojmë në programe që forcojnë sigurinë tonë kombëtare, japin rezultate dhe rrisin efikasitetin e programeve të OKB-së”, tha ajo.

Senatori Jim Risch, republikani i rangut më të lartë në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ishte dakord me komentet e saj.

“Mendoj se është e arsyeshme të vlerësohet çdo agjenci e OKB-së për të mësuar nëse ato janë të dobishme për Amerikën dhe për t’i mbajtur përgjegjëse”, tha ai.

Zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq shprehu kundërshtimin ndaj këtyre pohimeve të martën.

“Shtetet e Bashkuara kanë si detyrim të paguajnë 1.5 miliardë dollarë për buxhetin e rregullt të OKB-së. Nëse përfshihet buxheti për paqeruajtësit dhe gjykatat, shuma totale që ato u detyrohen këtyre tre entiteve arrin në 2.8 miliardë dollarë”, tha ai.

Një analist i tha Zërit të Amerikës se mund të jetë e vështirë për Shtetet e Bashuara që të ndryshojnë organizatën 80-vjeçare.

“Në disa nga institutet më të vogla, ne jemi donatori më i madh i OKB-së. Pra, ekziston mundësia e kushtëzimit të një pjese të ndihmave. Por në të kaluarën, ndikimi ynë për të nxitur ndryshime të vogla në këto institucione përmes kushtëzimit të ndihmave ka qenë i kufizuar” , tha John Fortier nga Instituti “American Enterprise”.

Demokratët janë të shqetësuar për veprimet e kaluara të ish ligjvënëses Stefanik.

“Ju keni votuar për ndërprerjen e fondeve për OKB-në dhe agjencitë e saj. Sigurisht, unë jam dakord që OKB-ja nuk është një organ i përsosur, por OKB-ja gjithashtu shërben si një zgjatim i parave të taksapaguesve amerikanë. Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga OKB-ja është një dëshirë e armiqve tanë, veçanërisht Rusisë dhe Kinës”, tha senatorja demokrate Jeanne Shaheen.

Nëse konfirmohet, Elise Stefanik do të bëhej ambasadorja e 32-të e Shteteve të Bashkuara në OKB./VOA



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi Presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa

Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi Presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa

SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, 4500 trupa nga Garda Kombëtare bashkohen për të kontrolluar fluksin e imigrantëve

SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, 4500 trupa nga Garda Kombëtare bashkohen për të kontrolluar fluksin e imigrantëve

Deklarata e përsëritur e Presidentit Trump për Groenlandën nxit shqetësime dhe debat

Deklarata e përsëritur e Presidentit Trump për Groenlandën nxit shqetësime dhe debat
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}