Kanë dalë negative analizat e 50 vjeçares nga Lushnja e cila dyshohej se ishte e prekur nga koronavirusi.
Një ditë më parë, ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit infektiv në QSUT pasi dyshohej se ishte e prekur me virusin e ri Covid-19.
50-vjeçarja nga fshati Arëz ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore dy ditë pasi ishte kthyer nga Padova. Ajo kishte shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh, disa nga simptomat dalluese të virusit të rrezikshëm me origjinë nga Kina.
Kështu, deri në këto momente, në vendin tonë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht rasti i parë me koronavirus./Opinion.al