Sociale

“E dorëzuan vajzën e tyre me duart e tyre”, nëna: Ma akuzojnë djalin për rrëmbim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:52 - 27/03/22 |
Opi Nion

Klodiana vjen në “Ka një mesazh për ty” për të treguar historinë e saj të ndërlikuar familjare. Ajo  e nis rrëfimin me dashurinë mes djalit të saj, asokohe 25 vjeç dhe Xhulianës, 16 vjeç. Por, në vazhdimin e historisë në këtë rubrikë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, lidhja e tyre nuk është e mirëpritur nga familja e Xhulianës, që ka kryer edhe akuza të forta ndaj djalit të Klodianës.

Klodiana: Ka 3 vjet e gjysmë që vuaj nga kanceri dhe kam bërë 5 operacione. Në atë kohë që unë jam operuar, djali im më tregon për historinë e kësaj vajze, më ka prezantuar dhe i ka thënë asaj që kjo është mami im dhe të gjithë çfarë kisha kaluar. Kemi bërë muhabet me motrën e vet unë dhe djali, dhe i kam thënë nuses, Xhulianës e motrës së saj, që “unë sot për sot nuk kam mundësi që ta lidh këtë fejesë për ju”. Nëse doni, mund të rrini dhe të dashuruar, derisa vajza të mbarojë shkollën”. Ky tha “mami nuk pret puna më”, kur në dijeni ka qenë edhe nëna e saj, motra, tezja dhe gjyshja.

Nga njerëzit e nuses, të vetmit që nuk ishin në dijeni të lidhjes së saj me djalin e Klodianës ishin babai dhe vëllai i saj. Gjithsesi, personat që ishin në dijeni pranuan që ajo të shkonte te familja e tij, ndaj e dorëzuan vetë te djali i Klodianës duke i premtuar se do ta zgjidhnin vetë çështjen me babain dhe vëllain e Xhulianës.

Ardit Gjebrea: Pra ishin dakord?

Klodiana: Ato ishin dakord, por nuk donin që e vërteta të dilte sheshit. Nuk donin që kjo e vërtetë të ishte që e kanë nxjerrë vetë me duart e veta te djali im.

Ardit Gjebrea: Pra, donin që të dukej si një rrëmbim?

Klodiana: Po dhe një muhabet me burrin dhe djalin që e ka rrëmbyer, kur unë isha në spital në atë kohë. Pastaj siç vijnë debatet njëri pas tjetrit, me polici, më kanë kërkuar në familjen e tyre. Kur unë isha këtej kishin shkuar me policinë në 12 të natës në shtëpi, burri iu kishte thënë që “nuk di gjë se ç’ka ndodhur”.  Më marrin në telefon mua dhe më thonë “djali yt ka rrëmbyer vajzën time” kur mua djali dhe nusja më sqaroi vetë që “mami im e di, motra ime e di, të gjithë këta e dinë, vetëm babi dhe vëllai nuk dinë gjë”. Dhe më thonë mua që “djali yt ka marrë vajzën time”.

Ardit Gjebrea: Kush ta thotë?

Klodiana: E ëma e vajzës dhe e motra./tvklan.al

Pas