Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dini se çfarë ndodh me trupin kur qëndroni pa ngrënë? Zbulimi është befasues

2018/05/07 at 11:03 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
E dini se çfarë ndodh me trupin kur qëndroni pa ngrënë? Zbulimi është befasues

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do t’i ndodhte organizmit tonë nëse do të ndalonim së ngrëni për disa ditë? Para së gjithash është e nevojshme të evidentohet se, mundësitë e mbijetesës pa ushqim janë të ndikuara shumë fort nga variable të tilla si, pesha trupore, gjendja e shëndetit e subjektit dhe sidomos, prania ose jo e dehidratimit. Por le t’u hedhim një vështrim më të thellë pasojave të kësaj sjelljeje “kundër natyrale”.


Të mos hash 6 orë ose 3 ditë

Gjatë një agjërimi (mosngrënie-pirje) trupi ynë kalon një seri procesesh të veçanta metabolike që na lejojnë të kursejmë energji, duke na bërë që të fitojmë kohë, në pritje që ai të ushqehet. Nga distanca e disa orëve nga vakti i fundit, trupi fillon t’i bëjë “thirrje” glikogjenit, ose molekulave që “magazinojnë” energji. Në këtë fazë prodhohet glukoza, ose një molekulë që përdoret si burim kryesor i energjisë në qarkullimin e gjakut. Pra në një gjendje normale ushqyerje, glukoza përdoret si burim i energjisë primare, duke na lajmëruar ndjenjën e ngopjes. Nga kalimi i gjashtë orëve nga vakti i fundit, glukoza nuk furnizon më energji dhe ne nisim të ndiejmë ndjenjën e zakonshme të urisë. Pas tri ditësh mosushqyerje rezervat e glukozës do të jenë pothuajse të ezauruara, për këtë jo vetëm që do të ndihemi të uritur, por trupi ynë do të fillojë të hyjë në një gjendje lodhjeje, këputjeje, e cila përfshin nivele të larta të “trupave keton” në sistem (molekula të lipoideve të sintetizuara në mëlçi, me karakteristika të ngjashme me ato të sheqerit). Trupat keton, në këtë rast do të përdoren nga truri si burim kryesor “karburanti”.

Çfarë ndodh nëse do të vazhdoni të mos hani ende?

Në qoftë se agjërimi zgjat për më shumë se 72 orë, futemi në fazën e ashtuquajtur autophagy(fazë gjatë së cilës trupi konsumon materialet e rezervave të organizmit) dhe që përfshin një rënie progresive të ngadaltë të muskujve. Pak nga pak, metabolizmi do të ngadalësohet aq shumë, saqë trupi do të përdorë vetëm një sasi shumë të vogël të energjisë, në mënyrë që të mbijetojnë. Duke thënë këtë, në parim, një person mund të mbijetojë pa ushqim për disa javë, në varësi të mirëhidratimit dhe në bazë të sasisë së rezervave yndyrore që ka në dispozicion. Megjithatë, në një farë pike sistemi imunitar do të jetë aq shumë i dobët (për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve)saqë mund t’i shfaqen një sërë sëmundjesh. Dy nga sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga mungesa e tejzgjatur e ushqimit janë marazma (gjendje që karakterizohet nga dobësimi ekstrem) dhe sindromi i njohur si kwashiorkor, që është një nga format më të zakonshme të kequshqyerjes në vendet në zhvillim, sëmundje e cila karakterizohet nga lodhja, edema dhe një rënie progresive e masës muskulore.

Sa kohë mund të jetojë njeriu pa ngrënë?

Mungesa e plotë e ushqimit shkakton çrregullimin e këmbimit të lëndëve. Kur i mungon ushqimi, organizmi përdor lëndët e indeve të organeve që kanë më pak rëndësi për ekzistencën e tij. Më tepër nga të gjitha humbet peshë indi dhjamor dhe më pak nga të gjithë truri. Rënia e peshës së trupit te një njeri i uritur, fillon ngadalë, ndërsa më pas shpejtohet më shumë. Fillon shpërbërja e trupave albuminoze, helmimi i organizmit nga produkte të kësaj shpërbërjeje dhe më në fund vdekja. Sipas gjendjes së organizmit, njeriu vdes pas 40 deri 70 ditësh.

Etiketa: trupiuriushqim


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Donald Trump i akordon medalje mirënjohejeje Nexhmije Pagarushës

Donald Trump i akordon medalje mirënjohejeje Nexhmije Pagarushës

“E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim”, dëshmia në polici e autorit të plagosjes tek Unaza e Re

“E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim”, dëshmia në polici e autorit të plagosjes tek Unaza e Re

VIDEO/ Aksident në Laprakë, Audi i pret rrugën urbanit

VIDEO/ Aksident në Laprakë, Audi i pret rrugën urbanit
















TE FUNDIT

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
20 Nëntor, 2025

Seancat gjyqësore për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të gjithë të planifikuara për javët e...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
20 Nëntor, 2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka shkarkuar të enjten Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit...

Lexo më shumë

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
20 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar prurje të larta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa qarqe të vendit. Ministria...

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
20 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme. Po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com