Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

2025/06/29 at 3:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori i programit “E  Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea, ndan me Arbër Hajdarin përjetimet që ka marrë nga kjo rubrikë. Prekja nga afër e një realiteti ndryshe, rrëfimeve që tingëllojnë thuajse të pabesueshme, shpresës, sfidës, mbijetesës…


Edhe për themeluesin e “Fundjavë  Ndryshe”, i cili tashmë ka një dekadë që ka themeluar fondacionin, nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Rastet e kanë forcuar dhe e kanë mësuar si të përballojë situatat, por ndërmend i vjen historia e Elsës, një vogëlusheje që nuk jeton më dhe e prek ende.

Arbër Hajdari: Është historia e një vajze të vogël që nuk jeton më. Është një histori e cila përloti të gjithë shqiptarët me vështirësitë që Elsa kalonte bashkë me familjen e saj, jetime, vetëm me nënën dhe me vëllanë e saj, në kushte shumë të larta bullizimi.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Po.

Ardit Gjebrea: Pse?

Arbër Hajdari: Për shkak të varfërisë.

“Çfarë i kemi bërë ne të keqe Zotit që e kemi marrë këtë dënim kaq të keq? Nuk dua më këtu. Dua të iki”, dëgjohet të thotë Elsa në një video.

Arbër Hajdari: Një fëmijë i jashtëzakonshëm, e zgjuar, mësonte dhe në atë kohë, kur ne i gjetëm bëmë të mundur që t’u siguronim një shtëpi të re, jo në Delvinë atje ku jetonin…

Ardit Gjebrea: Ah, pse ishte nga Delvina?

Arbër Hajdari: Ishte nga Delvina.

Ardit Gjebrea: Aty ku ka lindur nëna ime.

Arbër Hajdari: I kemi gjetur në ditë shumë të vështira. Më vonë arritëm që në një kohë shumë të shkurtër, njëkohësisht kur punonim për shtëpinë e re, të shkonin për herë të parë në plazh. Imagjino çfarë bën varfëria, të jetosh në Delvinë…

Ardit Gjebrea: Aq afër sa është Saranda, nuk kishin qenë asnjëherë në plazh?

Arbër Hajdari: Nuk kishin qenë asnjëherë në det.

Ardit Gjebrea: Jo ore!

Arbër Hajdari: Po. Gjatë kohës që ne punonim për shtëpinë, ndërkohë kemi shkuar një javë me pushime,  unë, dy fëmijët, një kolege imja dhe nëna e fëmijëve. Më pas u kemi dhuruar shtëpinë në Fier sepse kishin disa të afërm në qytetin e Fierit.

Ardit Gjebrea: Ah, u spostuan nga Delvina në Fier.

Arbër Hajdari: U spostuan aty. Filluan shkollën të cilën e kishin me shumë mungesa, nuk shkonin për shkak të bullizimit që u bëhej të dy fëmijëve dhe në periudhën prej dy vitesh, ne me Elsën kishim krijuar  një raport familjar sepse Elsa nuk mungonte në asnjë festë tonën, nuk mungonte as në ditëlindjen time dhe gati-gati, pothuajse një herë në muaj ne takoheshim me njëri-tjetrin. Unë, stafi i “Fundjavës”, aq sa  Elsa në inagurimin e shtëpisë së saj, më kishte shkruar një letër dhe kur unë i dorëzova çelësin e shtëpisë nënës së saj, ajo më thotë që unë të kam shkruar një letër. Ishte shumë e vogël, ishte 6 vjeç për të pasur atë lloj zgjuarsie.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Më shkruan një letër ku më  falënderon për shtëpinë dhe që kisha qenë afër saj dhe më drejtohet duke më thënë ti je babi im.

“Ne ty të kemi si baba dhe të duam dhe të falënderojmë shumë. Ti gjithmonë do të mbetesh në zemrat  tona”, shkruhet në letër. Por fati u tregua i padrejtë me Elsën. Pikërisht kur gjërat sapo kishin nisur të merrnin një rrjedhë më të mirë, një sëmundje e papritur dhe agresive, do t’i merrte jetën.

Arbër Hajdari: Isha lidhur shumë shpirtërisht me të dhe unë në atë kohë nuk isha bërë ende baba dhe Elsën e trajtoja si të ishte vajza ime. Më vonë, në periudhën e pandemisë më  vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

Ardit Gjebrea: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta  jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna  e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk  dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?

Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin.

“Më ishte vrarë shpirti”, momenti që gjunjëzoi Arbër Hajdarin: Mendova ta lija “Fundjavën Ndryshe”

E mbetur pa baba, vetëm me nënën e vëllanë, në kushte varfërie që e përballnin me bullizimin, Elsa dëshironte vetëm pak shpresë për një jetë më të mirë. Mundësia erdhi, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri çmos që familja nga Delvina të gjente pak qetësi në Fier, në një shtëpi të re.

Në një moment kur gjithçka dukej se po ndrinte, një sëmundje e papritur në periudhën e pandemisë, pas një beteje të ashpër shtatëditore, shoi jetën e vogëlushes. Arbër Hajdari i ndan të gjitha këto në rubrikën “E Diela Ndryshe”, ndërsa bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare”  në Tv Klan, udhëtojnë drejt Korçës për misionin e fundit.

Arbër Hajdari: Në periudhën e pandemisë më vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

Arbër Hajdari: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta  jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna  e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk  dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?

Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin. I gjendur para kësaj tragjedie që i ndodhi familjes dhe qqë ne ishim pjesë, jam mbyllur në shtëpi menjëherë që atë ditë dhe nuk doja që të më shikonin antarët e familjes sime në gjendjen e rënduar psikologjije që isha. Isha sepse ishim të lidhur me të, ishtë një fëmijë që sapo e kishte nisur jetën,  një fëmijë që sapo i buzëqeshi…

Humbja e Elsës la një shenjë dhe dhimbje të fortë te themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. vetëm ai dhe nëna e saj e shoqëruan Elsën drejt banesës së fundit.  Pas funeralit, Arbër Hajdari u mbyll në shtëpi për ditë me radhë dhe në kokë i vërtitej veç një mendim: të largohej nga fondacioni.

Me ndihmën e njerëzve pranë tij, gjeti forcën për t’u rikthyer dhe për t’u përballur me sfidën e radhës, largimin e katër bashkëpunëtorëve të afërt. Ndërkohë, Elsa e ka lënë gjurmën e saj. Dëshira e asaj vogëlusheje për dije ka frymëzuar një bursë me emrin e saj që i vendoset një kauze.

Arbër Hajdari: Kam qenë vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit sepse nuk lejohej të shkonte askush, ishte pandemia.

Ardit Gjebrea: E paske përcjellë vetëm ti dhe e ëma?

Arbër Hajdari: Vetëm unë me të ëmën. Mund të ketë qenë një nga momentet më të vështira të miat sepse një javë më parë e kisha në krahë dhe një javë më vonë gjendesha në varrezat e Fierit me nënën e saj duke e përcjellë për herë të fundit. Një moment shumë i rënduar për mua dhe sigurisht për nënën e vet dhe të vëllanë që kishin humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë. Kthehem në Tiranë dhe vendos që ta braktis “Fundjavën Ndryshe”.Vendos që ta braktis, të shkëputem sepse e ndieja veten jo më të fortë emocionalisht për të përballuar ngarkesa të tilla, aq më tepër kur ne trajtojmë raste shumë të vështira dhe probabiliteti për të ndodhur sërish ishte i lartë. Kam kaluar  gati 15 ditë pa dalë nga shtëpia, rrija vetëm në shtëpi, kisha shkëputur komunikimin me njerëzit.

Ardit Gjebrea: Me gjithë botën.

Arbër Hajdari: Me gjithë botën dhe kam qenë në një fazë të gjatë meditimi për të kaluar atë boshllëkun e madh… më dukej sikur më ishte vrarë shpirti dhe kishte përpjekje të vazhdueshme nga  stafi, nga anëtarë, nga bashkëshortja ime për të thënë që ju keni bërë ç’ishte e mundur për Elsën dhe ndërkohë po bëheni ju arsyeja që shumë fëmijë të tjerë po shpëtojnë. Filluan të më trajtojnë me disa terapi meditimi që të rizgjohesha dhe të rikthehesha  sërish te “Fundjavë Ndryshe” më i  fortë, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë të stafit të “Fundjavë Ndryshe” e lanë “Fundjavën” që atë ditë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Po, dhe unë rikthehem dhe gjendem për të drejtuar “Fundjavën” në mungesë të  katër aleatëve kryesorë që kisha  në punë dhe m’u desh të ribëj sërish ekipin e “Fundjavës”, kryesorin. Nga ai moment, ne kemi filluar vit pas viti dhe kemi bërë një bursë që e kemi quajtur bursa  Elsa. E kemi dedikuar kështu sepse ajo ishte një vajzë që e dëshironte shumë shkollën dhe këtë bursë e japim vit për vit, një bursë të plotë për një student/e që në mungesë të kushteve ekonomike lë shkollën apo nuk realizon dot atë ëndrrën që ka.

“E Diela Ndryshe” mbyll misionin e fundit, bursa “Elsa” realizon ëndrrën e Llazit

Java e tetë dhe e fundit e së “Dielës Ndryshe” mbyllet në Korçë, në shtëpinë e një gjimnazisti, Llazi Tilkës. Siç prindërit e tij tregojnë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar arsimin universitar të djalit. Llazin e përshkruajnë si fëmijë të zgjuar dhe me dëshirë të madhe për të përmbushur ëndrrën e mjekësisë.

Pasi hyn në derë, ai tregon se dëshira  për t’u bërë mjek i ka ardhur nga dy gjyshet që i kanë ndërruar jetë.

Llazi: Dua të studioj për mjekësi, e kam si ëndërr.

Ardit Gjebrea: Po çne, nga të ka ardhur kjo?

Llazi: Të dyja gjyshet kanë ndërruar jetë nga sëmundjet nga zemra dhe të dyja kanë ndërruar jetë në   moshë shumë të re, njëra 62, tjetra 66. Që aty, më lindi shumë si dëshirë pse të tjerët t’i humbin gjyshet në moshë kaq të re?

Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë lidhje të veçantë me gjyshen?

Llazi: Po, gjyshen nga ana e babit nuk arrita ta njoh shumë pasi vdiq e re, kurse me gjyshen nga ana e mamit isha shumë afër.

Llazi tregon se vendosi t’i shkruante fondacionit”Fundjavë Ndryshe” për të realizuar këtë dëshirë. Përgjigjja nuk mund të ishte refuzim, ndaj sot Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari i dorëzojnë bursën Elsa, të frymëzuar nga vogëlushja, jeta e së cilës u shua herët, por la pas shpresë për fëmijë të tjerë që dëshirojnë të shkollohen.

Arbër Hajdari: Llazi, ne mezi i mirëpresim mesazhet si i joti. Mezi i mirëpresim sepse mendojmë që është e vyer që çdo i ri të ketë mundësi që të ketë ëndrrën e tij, dijen. Për këtë arsye, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” sot ka ardhur të të dorëzojë një bursë të plotë që ti të ndjekësh gjithë studimet e tua në Tiranë. Bursa është e plotë, mban emrin Elsa, kështu e quaan fondacioni për shkak të një historie shumë të fortë që e donte shumë shkollën dhe ta gëzosh! Tani bashkë do të kemi një rrugëtim të gjatë, do të bëhemi shokë. Në Tiranë mos e trajto veten sikur nuk ke njeri, ne do të jemi aty për ty. Uroj që të bëhesh një doktor i mirë dhe t’i vish në ndihmë jo vetëm familjes tënde, por edhe të tjerëve.

Ardit Gjebrea: Por edhe neve! Kur të mbarosh mjekësinë, kushedi sa nevojë do të kemi ne për ty!

Llazi: Jam shumë mirënjohës! Faleminderit! Është diçka që nuk e kisha menduar se mund të ndodhte, por ja që ndodhi. tvklan.al



Ju sugjerojmë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit
Aktualitet

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

21 Korrik, 2025 2:39 pm
Kontrollet në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit socialist
Aktualitet

Kontrollet në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit socialist

21 Korrik, 2025 2:26 pm
Pengesë për zjarrfikësen, shemben mure rrethuese në Shkodër
Aktualitet

Pengesë për zjarrfikësen, shemben mure rrethuese në Shkodër

21 Korrik, 2025 2:10 pm
Opozita serbe në Kosovë në kërkim të bashkimit për zgjedhjet lokale
Rajoni

Opozita serbe në Kosovë në kërkim të bashkimit për zgjedhjet lokale

21 Korrik, 2025 1:59 pm
“The Times”: 10 nga vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
Aktualitet

“The Times”: 10 nga vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

21 Korrik, 2025 1:55 pm
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 57 vite burg për vëllezërit Duka
Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 57 vite burg për vëllezërit Duka

21 Korrik, 2025 1:46 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Kryebashkiaku i Kavajës kërkoi reformim në PD, Berisha: Jemi parti e hapur dhe..

21 Korrik, 2025 1:34 pm
“Shpërblim për angazhimin kriminal në fushatë”/Berisha: Karteli Troplini ka marrë…
Aktualitet

“Shpërblim për angazhimin kriminal në fushatë”/Berisha: Karteli Troplini ka marrë…

21 Korrik, 2025 1:26 pm
U kapën me 21 kg tritol/ Prokuroria: Dënimin me 30.8 vite burg për 3 të arrestuarit
Aktualitet

U kapën me 21 kg tritol/ Prokuroria: Dënimin me 30.8 vite burg për 3 të arrestuarit

21 Korrik, 2025 1:15 pm
Para
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë...

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari
















TE FUNDIT

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
21 Korrik, 2025

Rituali i Dollisë është shpallur Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të...

Lexo më shumë

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit
21 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në...

Lexo më shumë

Kontrollet në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit socialist

Kontrollet në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit socialist
21 Korrik, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla. Sipas uniformave blu mësohet se ai është...

Lexo më shumë

Pengesë për zjarrfikësen, shemben mure rrethuese në Shkodër

Pengesë për zjarrfikësen, shemben mure rrethuese në Shkodër
21 Korrik, 2025

Bashkia Shkodër ka shembur gardhe dhe mure rrethuese që pengonin hyrjen e mjeteve zjarrfikëse, pranë pallateve tek “Kryqëzimi i spitalit”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com