Kryesore

E diela do të jetë me vranësira dhe reshje shiu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:59 - 29/08/21 |
Opi Nion

Masat ajrore të paqëndrueshme kanë qenë prezente mbi vendin tonë këto ditë.

Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era nga veriperëndimi- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek.

Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.

Image

Pas