Kronikë

E dhunonte burri, 49-vjeçarja konsumon fostoksinë: Nuk mund të duroja dot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 21/06/20 |
Opi Nion

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kuçovës pasi ka dhunuar bashkëshorten.

Për shkak të keqtrajtimit nga burri i saj, 49-vjeçarja ka pirë fostoksinë dhe më pas ka shkuar në spital në gjendjen të rëndë shëndetësore.

Ajo ka dëshmuar për mjekët se kishte tentuar t’i jepte fund jetës nga dhuna sistematike e bashkëshortit. “Piva fostoksinë të vdes, nuk mund të duroja dot më. Burri më dhunon”,-mësohet se ka thënë ajo. Më pas gruaja është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”./ Opinion.al

Pas