Një 82-vjeçare është dhunuar ditën e sotme në Vlorë nga vëllai i bashkëshortes së djalit.
Shtetasja A.R., 82 vjeçe është paraqitur në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekim.
Dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi M. Z., 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases A. R.)
Mësohet se shtetasi M. Z. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
“Rreth orës 17:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasja A. R., 82 vjeçe, banuese në Vlorë.
Nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi M. Z., 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases A. R.)
Shtetasi M. Z. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al