Përveç dhimbjes së humbjes së vajzës së tyre, prindërit e Rajmonda Lakaj, por përjetojnë dhimbje të shtuar për shkak të një ngatërrese.
29 vjeçarja Lakaj vdiq dy javë më parë në një aksident rrugor në Itali. Familja e saj që jeton në Shkodër ende nuk ka kryer varrimin e saj.
Edhe pse për kthimin e trupi në atdhe u kujdes xhaxhai i saj, në aeroportin “Nënë Tereza” punonjësit zbuluan se në arkivol nuk ndodhej trupi i Rajmondës, por i një personi tjetër (e një vajze nga Maroku, e cila gjithashtu humbi jetën në Itali). /Panorama