Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dhimbshme/ “Është bukur këtu…”, ëndrra e nënës pas vdekjes së të birit

2018/09/19 at 9:24 PM
në -Kulturë, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
E dhimbshme/ “Është bukur këtu…”, ëndrra e nënës pas vdekjes së të birit

 Shkrimtarja amerikane tregon si humbi të birin nga depresioni

Një libër që buron nga thellësia mbytëse e vetëvrasjes së djalit të saj. Një rrëfim prekës i eksperiencës më të dhimbshme të një nëne. “Bukur këtu” është libri i amerikanes Linda Phillips, e cila tregon se çdo të thotë të përballosh një humbje të tmerrshme.


Një rrëfim prekës dhe të dhimbshëm, Phillips jep një përshkrim të pasojave të vetëvrasjes në familjen e saj, por edhe procesin që e ndihmojë të rifitojë vetveten. Në këtë libër ajo tregon se si ndoqi dritën dhe gjeti paqen pasi doli nga errësira e humbjes së djalit Ditën e Falenderimeve.

Në këtë ditë, djali i saj 22-vjeçar, Nuçi Phillips vendosi t’i japë fund jetës pas një lufte me depresionin e rëndë. Pas humbjes së djalit, Phillips u bë pjesë e një kauze mjaft të rëndësishme për t’i dhënë të rinjve dashurinë dhe mbështetjen dhe krijoi hapësirën “Nuçi”, në kujtim dhe respekt të djalit të saj.

“Nuçi Space” është një vend ku mund të kërkosh këshilla për të trajtuar shëndetin mendor, është një katalizator që i ka shpëtuar jetën shumë të rinjve. E ftuar në studion e “Rudina” shkrimtarja tregoi më tepër për librin kushtuar djalit të saj të ndjerë.

“Në libër unë flas për një ëndërr që kam parë për djalin, Nuçin. Disa javë pas vdekjes së tij unë, bashkëshorti dhe djali tjetër, në ëndërr po shkonim në Kaliforni dhe Nuçi ishte mbështetur në krahët e mi, më pa dhe më tha: Nënë e di nuk duhet ta kisha bërë këtë gjë. Në atë moment i them, nëse ti do të ktheheshe… dhe ai më kthehet: Jo, është bukur këtu. Ishte qetësuese ta titulloja kështu këtë libër.

Pas vdekjes së Nuçit, ne në vend që të rrinim dhe të mos bënim asgjë, kemi ngritur një fondacion në emrin e tij dhe kuptova diçka. Ne nuk i stigmatizojmë njerëzit me kancer, atëherë përse duhet të stigmatizojmë njerëzit me sëmundje mendore? Dje kuptova se ky qenka libri i parë i këtij lloji që është botuar në Shqipëri”, tha shkrimtarja.

Gjatë emisionit ajo tregoi më tepër për të birin Nuçi, për të cilin tha se ishte fëmijë tejet i ndjeshëm dhe përjetonte çdo gjë.

“Nuçi ishte fëmijë shumë i ndjeshëm, shumë perceptues dhe donte të përjetonte çdo gjë. Filloi të lexonte që 3 vjeç dhe kur ishte 5 vjeç lexoi në një gazetë që një grup në Atlanta kërkonte pjesëtarë dhe ai donte të shkonte. Ne nuk e dinim që ai këndonte, ai bëri prova dhe e morën. Pas pak kohësh ai mori edhe një çmim. Në shkollë ka qenë shumë i mirë, ka qenë fëmijë i përsosur.

Në moshën 16-vjeçare vumë re që ai filloi të tërhiqej, ishte diçka që na ra në sy. Fillimisht menduam se ishte normale për një adoleshent. Donim të merrnim ndihmë, por ai nuk donte. Në fakt unë jam infermiere dhe kam informacion edhe në psikiatri. Por nuk na shkoi mendja tek depresioni, na u duk thjeshtë një lloj ankthi adoleshentësh.

Ai u bë gjithnjë edhe me keq, vendosëm ta vizitojmë diku pas një tentative të tij për vetëvrasje. E shtruam në spital dhe punoi shumë që të ndihej më mirë. Kur je në depresion imazhet të shtrembërohen, në mendje ke një lloj filtri të “pisët”. Për katër vite me radhë ai ishte me ulje-ngritje. Në vitin e dytë të kolegjit ai gjeti një armë, por ne nuk ishim në dijeni, e mësuam pas vetëvrasjes së tij.

Në natë përpara natës së Falenderimeve, ishte ora 6 dhe nuk kishte ardhur, ishte e pazakontë. E morëm në telefon, por nuk morëm përgjigje. Të nesërmen morëm në telefon një nga miqtë e tij dhe ai na tha se nuk e kishte parë. Dhe ne u nisëm dhe takuam mikun e tij dhe bashkë me të shkuam në shtëpinë ku ai qëndronte dhe aty e gjetëm Nuçin”, tregoi Phillips./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike
Life Style

Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike

31 Gusht, 2025 12:46 pm
Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
Life Style

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

30 Gusht, 2025 9:17 pm
Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale
Life Style

Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale

30 Gusht, 2025 4:34 pm
Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli
Life Style

Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli

30 Gusht, 2025 4:25 pm
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?
Life Style

Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?

29 Gusht, 2025 5:44 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Para
Deklaratë e fortë e SHBA-ve: Thaçi dhe Vuçiç kanë mbështetjen tonë

Deklaratë e fortë e SHBA-ve: Thaçi dhe Vuçiç kanë mbështetjen tonë

Video/ Ramush Haradinaj vjen në Klan me bashkëshorten

Video/ Ramush Haradinaj vjen në Klan me bashkëshorten

Kryeministri Haradinaj i prerë: Nuk do ketë marrëveshje me Serbinë

Kryeministri Haradinaj i prerë: Nuk do ketë marrëveshje me Serbinë
















TE FUNDIT

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
7 Shtator, 2025

Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com