Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dhimbshme, 10 vjeçari me tumor kërkon shërim e shtëpi pas tërmetit

2019/12/15 at 6:37 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E dhimbshme, 10 vjeçari me tumor kërkon shërim e shtëpi pas tërmetit

Olsi, është një 10 vjeçar nga Borizana e Krujës. Ai është me tumor në kokë, dhe prej natës së tërmetit me nënën dhe tre motrat fle në një magazinë. Babai i tyre ra pre e një mashtrimi pak javë më parë, ku dikush i kërkoi para për ti kuruar të birin në Suedi, por kur takimi ndodhi, personi i mori paratë dhe u zhduk duke e lënë mes katër rrugëve.Prej 26 nëntorit, Tatjana dhe 4 fëmijët e saj, flenë në këtë magazinë. Tërmeti dëmtoi shtëpinë e familjes Laçi në Borizanë të Krujës.

Por shtëpia nuk është halli më i madh i tyre. Djali 10 vjeçar i tyre, është me tumor në kokë.

“Kam një fëmijë të sëmurë, është me kist në tru, dhe me tumor në zorrë të fshehtë”, thotë nëna e tij.

Të vegjlit e shtëpisë janë nisur për në shkollë, por kthehen sapo mësojnë se një televizion ka mbërritur në shtëpinë e tyre.

Gazetarja: Olsi, a pi ilaçe?

Olsi: Po shumë.

Gazetarja: Çfarë dëshirë ke?

Olsi: Të shërohem dhe të bëj nënën time të lumtur.

Motra e 10 vjeçarit: Që e kam vëllain e sëmurë, unë e ndjej. I ndjej dhimbjet që ka, e di si sillet kur ka dhimbje, dua që vëllai im të shërohet.

Nëna e Olsit: Ne të vështirë e patëm jetën, edhe rasti i burrit, edhe rasti i djalit. Por ky tërmeti që ra na e bëri edhe më të vështirë. I kërkojmë shtetit të na ndihmojë.

Burri i shtëpisë mungon. Ai ra pre e një mashtrimi pak javë më parë. Dikush në emër të një shoqate bamirësie, ju kërkoi para në Suedi, gjoja, për të kuruar Olsin.

“Dikush i tha burrit që do marrësh me vete më tepër se 2 mijë euro. Ne në pamundësi, trokitëm derë me derë dhe i siguruam 2 mijë euro, na i dhanë njerëzit. Kur burri mbërriti në Suedi, ja kanë marrë me gjithë portofol me diskun e dokumentat e spitalit që ka patur në Gjermani. Bashkëshorti thotë që, të shikoj mos gjen ndonjë punë e të punoj, të paktën të laj borxhet që kemi marrë, se na trokasin e na vijnë borxhlinjtë te shtëpia”.

Vogëlushi e do fort shkollën. Ai dhe motrat tashmë studiojnë në Thumanë pasi tërmeti shkatërroi shkollën e Borizanës. Ne e çuam deri në oborr, pasi Olsi nuk pranoi kurrsesi të humbiste ditën e mësimit./ Burimi: ABC News 

Ju sugjerojmë

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
Rajoni

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

6 Qershor, 2025 9:42 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Para
Basha: Tërmeti nxori në pah shtetin prej kartoni i rrënuar nga babëzia

Basha: Tërmeti nxori në pah shtetin prej kartoni i rrënuar nga babëzia

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 55-vjeçari

Aksidenti me vdekje në Pogradec, arrestohet 25-vjeçari

Misteri i helmimit të çiftit, Olsi sqaron mes lotëve të vërtetën

Misteri i helmimit të çiftit, Olsi sqaron mes lotëve të vërtetën

TE FUNDIT

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
6 Qershor, 2025

Vala e të nxehtit afrikan ka prekur vendin këtë fillim qershori dhe pritet që e shtuna dhe e diela të...

Lexo më shumë

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
6 Qershor, 2025

Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. “Në vijim të operacionit kombëtar...

Lexo më shumë

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor, 2025

Gjatë takimit të tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Kancelari gjerman Friedrich Merz u mundua ta bindi Trumpin...

Lexo më shumë

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Ajo ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com