Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dëmtuar nga tërmeti, përfundon rindërtimi i shkollës “Gjergj Kastrioti”

2022/05/07 at 4:51 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E dëmtuar nga tërmeti, përfundon rindërtimi i shkollës “Gjergj Kastrioti”

110 nxënës, 37 fëmijë të kopshtit dhe 13 mësues kanë rinisur tashmë procesin mësimor në shkollën “Gjergj Kastrioti”, e rindërtuar nga e para sipas standardeve më të larta evropiane. Shkolla e re ka nëntë klasa moderne, tre laboratorë, dy grupe kopshti, dhomë mjeku e psikologu, ambiente sportive të brendshme dhe të jashtme, sistem të ftohjes dhe ngrohjes qendrore, një ashensor dhe rampa për t’u shërbyer personave me aftësi të kufizuara etj.

E pranishme në inaugurimin e shkollës ka qenë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, znj. Mirjana Spoljaric Egger.

Në emër të UNDP ajo nënvizoi mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

“Objektivi ynë i përbashkët bazohet në qasjen themelore të “Rindërtojmë më mirë” dhe të “Rindërtojmë së bashku” pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019. Por më e rëndësishmja, ne po investojmë bashkërisht në kapitalin njerëzor të këtij vendi dhe për brezat e së ardhmes. Dhe në këtë drejtim, ne jemi shumë krenarë që po krijojmë mundësi të reja për të realizuar ëndrrat e të rinjve” – u shpreh ajo.

Ndërkohë, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Hubert Perr tha: “Nëpërmjet mbështetjes tonë ndaj Shqipërisë pas tërmetit, ne po krijojmë një lidhje të fuqishme mes sigurisë, gjithëpërfshirjes dhe cilësisë në arsim. Programi “EU4Schools” ndihmon të “Rindërtojmë më mirë” dhe të “Rindërtojmë së bashku”, duke promovuar qëndrueshmërinë nëpërmjet pjesëmarrjes dhe angazhimit të komuniteteve lokale teksa ata formësojnë të ardhmen e tyre”.

Shkolla “Gjergj Kastrioti” është një prej 23 institucioneve arsimore të rindërtuara apo riparuara deri tani në kontekstin e Programit “BE për Shkollat” (“EU4Schools”), një program ky i financuar nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe i zbatuar nga UNDP. Ndërkohë aktualisht, puna vijon në 15 objekte arsimore, të cilat janë në proces rindërtimi apo riparimi.

Pjesë e programit janë institucionet arsimore, të cilat u dëmtuan rëndë si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019-të.

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Emrat/Sherri nisi në lokal,37-vjeçari ishte i dehur kur vrau me thikë 60-vjeçarin

“Malok”, si nisi debati që përfundoi në vrasjen e 60-vjeçarit

COVID-19 në Shqipëri/Regjistrohen 562 raste të reja dhe 8 viktima

Covid në vend/ 31 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Itali/Sekuestrohet “Sheherezade”, jahti 700 milionë dyshohet se i përket Putinit

Itali/Sekuestrohet “Sheherezade”, jahti 700 milionë dyshohet se i përket Putinit

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com