Pas ndarjes nga Majlinda Zeka, reperi Majk duket se e ka ri-gjetur dashurinë.
Fjala është për bjondinën seksi, Melita Nushi e cila kohëve të fundit po shihet nën shoqëri të reperit të njohur.
Media kosovare Lajmi.net sipas disa burimeve zbulon se janë në lidhje dhe se ajo është vajza e Muhedin Nushit.
Kujtojmë se Nushi për katër vite të qeverisjes së Shpend Ahmetit ka qenë drejtor i Administratës, ndërsa në kohën kur ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i nënkryetarit të Komunës, Dardan Sejdiu, në vendin tij ishte emëruar Nushi. Ai pritet të rikonfirmohet përsëri si drejtor i Administratës pas zgjedhjeve të ardhshme.