Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për të dashurën 20-vjeçare të Nuredin Dumanit, Mirjetë Hajdini, e cila akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit, gjykata ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Hajdini, përpara trupi gjykues ka deklaruar se është gënjyer nga Dumani. Autori i dyshuar i disa ngjarjeve të rënda kriminale i ka thënë asaj që ishte 27 vjeç. Hajdini ka thënë se kishte kohë që jetonte me Dumanin dhe nuk i dinte lidhjet e tij kriminale.
Pavarësisht masës ajo është e lirë të shkojë në Kosovë, megjithatë do të duhet që të paraqitet edhe në Gjykatën e Elbasanit sipas procedurave.
Ndërkohë ditën e nesërme do ta dalin për masë sigurie 2 mjekët dhe ndihmës mjeku që kuruan Nuredin Dumanit pas plumbave që mori në Papër të Elbasanit./Opinion.al