Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dashura e bosit të drogës e shpallur në kërkim, po çmend rrjetet sociale

2017/09/26 at 11:31 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E dashura e bosit të drogës e shpallur në kërkim, po çmend rrjetet sociale

Historia e Danubias që kërkohet për një dënim me 28 vjet burg, por që bën një jetë luksi në rrjetet sociale

Danubia duhet të ishte thjesht një e arratisur, në kuptimin që kërkohet nga drejtësia për një dënim me 28 vjet burg. Në fakt ajo është një e arratisur në botën reale, pasi në atë virtuale është e lirë, krejt e shpenguar për të treguar jetën e saj, dhe ka një numër të madh fansash. Duket në një formë shumë të mirë, e nxirë në pishina ose me një plazh në sfond, me syze dielli të markës, bikini të shtrenjta siç pëlqehen në Brazil, me flokët që ndryshojnë prerje dhe tonalitetin e biondes në çdo paraqitje. Ka fiksim ‘selfiet’. Kështu është jeta e të dashurës të bosit të narkotrafikut në epokën e rrjeteve sociale. Aq sa zgjat, të paktën.

Danubia de Souza Rangel është e fejuara zyrtare e Nemit, pseudonimi i Antonio Bonfim Lopes, shefi i fundit i narkotrafikut në Rocinha, favela më e madhe në Rio de Zhanerio me 100 mijë banorët e saj. Nemi është në burg, me roje të sigurisë së lartë, larg Rios, që nga viti 2011, kur u zbulua në bagazhin e një makine duke u përpjekur të ikte nga faveli i tij, kur u kap nga policia.

Ishte në kërkim prej vitesh. E quajnë Nem, pseudonimi do të thotë ‘fëmijë”, sepse ishte bërë një nga narkotikët më të fuqishëm të Brazilit, kur ishte pak më shumë se adoleshent. Të dy kanë një vajzë dhe përgjimet e tregojnë për një marrëdhënie shumë të qetë. Ai e mbushte me bizhuteri dhe rroba duke i dhuruar një jetë prej mbretëreshe, por nëse ishte e nevojshme e çmendte atë nga xhelozia.

Megjithatë, nga dita e kapjes së bashkëshortit, sot Danubia 33-vjeçare, ka mbetur pikë referimi e fraksionit të Nem. Dhe gjithashtu ka pasur probleme të ndryshme me drejtësinë. Pasi u zbulua që kishte raporte mes bosit dhe saj, falë vizitave të shpeshta në burg, gruaja u dënua me 28 vjet dënim për trafik droge, korrupsion dhe shoqëri kriminale. Arrestohet në vitin 2014 dhe u lirua pas disa muajsh, me motivimin e vajzës së vogël që mbeti pa kujdes. Që nga ajo ditë, Danubia shijon jetën e saj në liri në rrjetet sociale. Në foton e publikuara, gruaja qesh me lajmet e fundit që kanë dalë për të dhe me përkufizimin e të “arratisurës”, duke shfaqur dekoltenë bujare dhe silikonike. Në të tjerat shfaqet në pishinë ose në plazh.

Një dëshirë: “Që unë të mund të bëhesha e padukshme në çdo shpirt keqdashës”. Faqet sociale të Danubias (që ka edhe të rreme), tërheqin një numër të konsiderueshëm vizitorësh, thuajse të gjithë fansa. “E bukur, e mrekullueshme, perëndeshë”! Ajo falënderon, dërgon puthje dhe zemra. Nuk mungojnë edhe fotografi në net të gëzuara, veshje pantere dhe herë pas here një kujtim për të varfrit e rekrutuar apo të dashurin shoqëruar me shprehjet: “Të dua shumë”, “Asgjë dhe askush nuk mund të ndajë”, “Mendoj vetëm për ty”. Në profilin e saj edhe linqet e ngjarjeve të të kronikës së zezë në Rio, dhe fotografia e saj piktoriale: “Shikoni se si jam reduktuar”. Siç ndodh shpesh në televizionin brazilian, ngjarjet e kronikës janë si një frymëzim, për ata që pëlqejnë aventurat dhe personazhi i Danubias është shumë i ngjashëm me atë të luajtur nga aktorja e njohur Juliana Paes, në telenovelën aktuale të transmetuar çdo natë në Globo Tv. Në filmin “Bibi Perigosa”, është një vajzë me origjinë modeste që dashurohet me një bos, dhe në rënien e tij, ajo shkon prapa në kodrën e favelës, për të marrë vendin e saj. Ajo e vërteta, sigurisht, nuk humbet mundësinë për të folur në rrjetet sociale.

Etiketa: Danubia

Ju sugjerojmë

Itali/Tentoi t’i ikte policisë pasi kishte…humb jetën në aksident i riu shqiptar
Rajoni

Itali/Tentoi t’i ikte policisë pasi kishte…humb jetën në aksident i riu shqiptar

16 Korrik, 2025 12:47 pm
Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit
Aktualitet

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit

16 Korrik, 2025 12:30 pm
Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
Bota

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

16 Korrik, 2025 12:23 pm
U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..
Aktualitet

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..

16 Korrik, 2025 12:05 pm
Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn
Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn

16 Korrik, 2025 11:59 am
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Po digjte mbeturinat në oborr, por përfshihet nga flakët/ Humb jetën i moshuari

16 Korrik, 2025 11:42 am
Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën
Aktualitet

Berisha: Kartelet do përfaqësohen në BE falë lidhjeve me Ramën

16 Korrik, 2025 11:42 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 20 vatra, 3 ende aktive

16 Korrik, 2025 11:28 am
FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri
Bota

FBI fut në listën e personave “më të kërkuar” ish-ambasadorin iranian në Shqipëri

16 Korrik, 2025 11:23 am
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Aktualitet

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet

16 Korrik, 2025 11:15 am
Para
Vdekja e trinjakëve/ Vëllai nxjerr foton e nënës së tyre: Shikoni si është katandisur motra ime

Vdekja e trinjakëve/ Vëllai nxjerr foton e nënës së tyre: Shikoni si është katandisur motra ime

“Kush të duket vetja, Messi?” Batuta që nisi ‘luftën e ftohtë’ tek PSG

"Kush të duket vetja, Messi?” Batuta që nisi 'luftën e ftohtë' tek PSG

Filmoi djalin në Snapchat, por diçka e papritur ndodhi

Filmoi djalin në Snapchat, por diçka e papritur ndodhi

TE FUNDIT

Itali/Tentoi t’i ikte policisë pasi kishte…humb jetën në aksident i riu shqiptar

Itali/Tentoi t’i ikte policisë pasi kishte…humb jetën në aksident i riu shqiptar
16 Korrik, 2025

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali, teksa po tentonte t’i arratisej uniformave blu. Mësohet...

Lexo më shumë

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit
16 Korrik, 2025

Ka përfunduar kontrolli blic në të gjitha burgjet këtë të mërkurë, më 16 korrik. Pas kontrolleve blic, Altin Ago është...

Lexo më shumë

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
16 Korrik, 2025

Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga...

Lexo më shumë

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..
16 Korrik, 2025

Policia e Dibrës ka dhënë një sërë detajesh për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, trupi i pajetë i të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com