Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Bukur, Vulgare apo Ti?

2016/05/06 at 12:28 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E Bukur, Vulgare apo Ti?

Nga Dr. Erjona SHEHU


Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawrence, Sarah Jessica Parker apo Kim Kardashian? Eshte e bukur Bleona Qerreti, Enca, Armina, Gugu apo Xhugu. Nga dolen gjithe keto emra me tipare te skalitura me tatoo, fillersa permanent, kirurge plastike “jabanxhinj”, qe vijne per nje dite dhe kthehen cdo nje muaj per te punuar te pataksuar, te gjithe keta ikanake nga shteti qe kerkon te ngrihet. Keto emra dhe fytyrat e tyre enden gjithandej, bejne xhiro ne postera e rubrika showbizi, ne televizione e portale. Jane kthyer ne qellimin e jetes se nje rinie te paqellimte, qe nuk ka te ardhme, apo me sakte e kerkon neper buze te fryra e gjokse abondante, vithe te medha e vetulla te zhgarravitura keqazi, qerpike te zgjatur e thonj te tmerrshem; sepse ne fund te fundit kjo eshte cfare shohin e cfare u ofrohet.

Ne femijerine time shihja me adhurim Xhina Lolobrixhiden dhe Sofia Loren. Merylin Monroe dhe Elizabeth Taylor ishin dy bukuri te tjera amerikane. Shihja Brigitte Bardot dhe Mirelle Matie. Krahasuar me figuren e pakuruar te “mamase komuniste”, ishin te mrekullueshme. Ndoshta prej tyre u edukova estetikisht ne konceptin tim per te bukuren. Me vone njoha Grace Kellyn e Audrey Hepburn, Juliette Binoche, Vanessa Paradise, Julia Roberts e Cindy Crawford. Perceptimi im per te bukuren mori te tjera permasa.

Sot, ndersa si mjeke dermatologe ndjehem pjese e perpjekjeve per te bukuren, jam shume e ngaterruar per ate qe vertete eshte e bukur. Ne perceptimin tim, ajo cfare kultura shqiptare e showbiz ofron per te bukuren, eshte vulgare.

E bukur apo seksi, e zhveshur apo e veshur, brockulla pa fund nga fytyra seksi apo fjale te mencura nga vajza te lexuara?

Nuk ka me dilema te tilla. Gjithshka eshte hedhur ne treg vetem per konsum seksual. Je me buze te trasha, vetulla tattoo, gjoks e prapanica te medha; atehere ploteson te gjitha kriteret per tu vene ne qender te vemendjes. Me ty merret media, portalet online, je VIP dhe te hapen menjehere dyert e ekraneve, qe ne fakt duhet te jene te shenjte. Nuk ka me filtra morale, parimore e mediatike. Ti del ne ekran, flet sikur gojen e ke te mbushur me qofte, shpalos injorancen dhe mungesen e kontaktit me Abetaren dhe te shohin me mijera vajza te reja, qe jane te hutuara nga mungesa e te ardhmes dhe mungesa e shembujve publike se mund t’I dilet edhe ndryshe. Ti je nje viktime e boshllikut tend, vendos edhe cmime publikisht se sa kushton nje nate me ty dhe mediat bien ne kurthin tend naiv se kane bere “zbulimin e madh mediatik” dhe papritur je ne cdo faqe reviste e gazete te printuar apo elektronike. Dhe nder te tjera te quajne edhe “te bukur” dhe shtojne numrin e viktimave ne radhet e vajzave te vogla..

Ky eshte perceptimi per “te bukuren” sot ne Shqiperi. Personalisht dhe profesionalisht ndjehem e keqardhur per kete. Po aq te keqardhur duhet te ndjehen edhe prinderit e 15 vjecareve qe “bejne” buzet fshehurazi neper kioska me nje Zot e di cfare substancash. Po aq keqardhur duhet te ndjehemi si shoqeri kur shohim se te vetmet foto te dy motrave qe I qelloi I ati e qe jetonin ne mizerje, ishin “selfie”. Vajza qe kushedi sa pale mbathje kishin ne dollapet e tyre te zbrazet, por nje “selfie” e kishin patjeter.

Nuk e di se sa jane ne numer ata qe e duan kete bukuri. Para disa netesh, ndersa po shihja Sanremon tek RAI1, mbeta e mahnitur. Dhe mu rikthye perceprimi per te bukuren.

Te jesh e bukur do te thote te jesh TI, vete, me nje rimel e me buze Rouge (te kuqe). Te jesh e embel dhe e paster. Pa te dhunuar ne pamjen qe ta ka falur Zoti modeli qe ofron showbizi. Te ndjehesh mire me buzet, me syte, me fytyren. Te luash me ngjyrat e flokeve dhe te perpiqesh te gjesh ne fytyren tende syte e nenes, mjekren e babait, mollezat e gjyshes. Dhe kur tu kthehesh pas fotove ne cellular, te shikosh qe te gjitha keto tipare kane humbur naivitetin thjesht prej viteve e jo se ca te cmeritur u bene idhujt e tu te nje moshe te dlire e te hutuar.



Ju sugjerojmë

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet
Kryesore

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

20 Dhjetor, 2025 1:04 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

20 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
Bota

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

20 Dhjetor, 2025 10:51 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Para
Partizani pezullon Bicajn, ja pse…

Partizani pezullon Bicajn, ja pse...

Nëse po i përjetoni këto, keni rënë në dashuri

Nëse po i përjetoni këto, keni rënë në dashuri

Gjykata mban në burg policin, fshehu armën e viktimës

Gjykata mban në burg policin, fshehu armën e viktimës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se në protestën kombëtare të opozitës më 22 Dhjetor, do t’i jepet ultimatum...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
20 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të martën në orën 11:00 të...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
20 Dhjetor, 2025

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Dhjetor, 2025

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com