Aktualitet

E bija publikon foton me Bujar Nishanin: Sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 05/07/22 |
Opi Nion

Vajza e ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, Fiona ka publikuar në rrjetet sociale një foto të rrallë me të atin.

Në një postim në “Instastory” ajo ka ndarë një imazh nga fëmijëria, kur shfaqet me babain e saj me pushime.

Në foto Fiona është e vogël dhe shfaqet duke përqafuar të atin e gëzuar.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona në foto.

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar për kurim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte tepër e rënduar./Opinion.al

Pas