Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E bija nuk pranon nënën e saj në shtëpi: Nuk e lejoj as gjallë as vdekur

2023/05/31 at 9:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E bija nuk pranon nënën e saj në shtëpi: Nuk e lejoj as gjallë as vdekur

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, mbeti në mes të katër rrugëve. Kjo për shkak se njëra nga vajzat e saj e nxorri nga shtëpia duke falsifikuar firmën në bashkëpunim edhe me noteren.


77-vjeçarja ka thënë se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj i mori letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë. Gjithçka nisi pasi një ditë çifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre në mënyrë që vajza të merrte KEMP për të birin e sëmurë.

Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi se kishte mbetur pa banesë, të cilën ia kishte zaptuar vajza Drita.

E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara tha se nuk di as të shkruajë e as të lexojë.

Në këto kushte, gjykata vendosi që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese ishte futur brenda.

Emisioni Stop i drejtua Prokurorisë së Elbasanit dhe prokurori Xhilian Seferi komunikoi se rasti është regjistruar dhe do të procedohet sipas afateve.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mbi bazën e materialit referues të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan që bën fjalë për kallëzimin e shtetases Varvara Kapurani ka regjistruar procedimin penal nr.12/15 të vitit 2022 për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të parashikuar nga neni 186 i KP. Kjo çështje penale është në fazën e hetimit paraprak dhe shtetësja Varvara Kapurani në cilësinë e kallëzueses do të njoftohet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Elbasan.

Zyra ligjore e emisionit “Stop” përgatiti një kërkesë për sigurim padie dhe rikthim në banesë për të moshuarën Varvara Kapurani. Gjykata pranoi këtë kërkesë-padi dhe ne shkuam te një përmbarues gjyqësor Ilia Elezi për ekzekutimin e vendimit.

“Jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme por me ju çdo gjë është e mundur”, thotë znj.Varvara.

“Unë mendoj që do t’i drejtohemi vajzës tuaj e cila është dhe në cilësinë e debitores për ekzekutimin e këtij vendimi i cili është i ekzekutueshëm brenda 5 ditëve. Urime dhe shpresoj ta ekzekutojmë brenda 5 ditëve”, thotë përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi.

Sikurse e kërkon ligji, ekzistojnë 2 mënyra për të zbatuar vendimin e gjykatës. E para është vullnetare, që vajza në rastin konkret pasi i komunikohet vendimi gjyqësor të hapë derën e banesës. Nëse kjo nuk ndodh, brenda 5 ditësh vendimi i gjykatës duhet të ekzekutohet brenda 5 ditësh nga përmbaruesi gjyqësor i licencuar dhe nën shoqërinë e forcave policore të hapet me forcë dera e shtëpisë.

Përmbaruesi Ilia Elezi telefonoi vajzën e të moshuarës, Dritën, të cilën e vendosi në dijeni për vendimin gjyqësor duke ia komunikuar urdhrin. Por Drita nuk pranoi ta hapte vullnetarisht derën e shtëpisë për nënën e saj

Përmbaruesi: Kam një vendim të gjyqtares Idush Maliqi që sapo më ka ardhur në zyrë për ekzekutimin e masë sigurim padie dhe thotë duke urdhëruar palën e paditur Drita Topuzi të lejojë palën e paditur Varvara Kapurani të jetojë në banesë. Unë ju mora për korrektësi.

Drita: Unë nuk e lejoj Varvarën. Varvarën unë nuk e fus në shtëpi, as për gjallë dhe as për vdekje.Të pranojë të gjitha gabimet Varvara, pastaja të shohim dhe të bëjmë.

Përmbaruesi: Unë vetëm zbatoj një vendim gjykate dhe as mund të zgjidh hallet personale.

Drita: Në rregull! Edhe unë nuk e fus Varvarën në shtëpi.

Përmbaruesi: Ka një masë sigurim padie e cila ka vendosur ka vendosur që të ekzekutohet brenda 5 ditësh.

Drita: Kur të vij unë në Shqipëri, do flasim!

Përmbaruesi: Jo jo shiko pak. Deri sa ka një urdhër gjykate unë do jem i detyruar që ta hap derën tuaj në prani të policisë.

Drita: Jo ti derën time nuk do ta hapësh, pa ardhur unë!

Përmbaruesi: E hap ligji jo unë zonjë. Këtu nuk jemi në një seancë gjyqësore dhe as që mund të marrim vendime të tjera përveç atij të gjykatës.

Drita: Në rregull, në rregull, në rregull, e di unë atë punë! Do vij për 5 ditë. Hajt, mirupafshim!

Më 29 Maj, së bashku me përmbaruesin gjyqësor dhe me policinë, zonja Varvara arriti të futej në shtëpinë e saj.

Vajza tjetër e Varvarës, që i ka qëndruar pranë nënës që prej fillimit të këtij konflikti, tha se pas sigurim-padisë që e lejoi 77-vjeçaren të hynte në banesë, mori një kërcënim në rrjete sociale nga bashkëshorti i motrës së saj, Dritës.

“Më dërgoi mesazh kërcënimi në Facebook, hajdeni po patët ***** të hapni derën, do t’ju vras të tërëve. Bëra denoncimin”, thotë vajza tjetër e të moshuarës.

Pasi fut në shtëpinë e saj ku ka jetuar për më shumë se 50 vite, zonja Varvara u shpreh e gëzuar.

Ndërsa përmbaruesi gjyqësor theksoi se vendimi i gjykatës u zbatua dhe gjithçka është e dokumentuar me proces-verbal dhe me filmime.

“U ekzekutua urdhri i gjykatës. Zonja është futur në banesë, shumë e gëzuar. Vërtetë ishte gëzim edhe për ne që pas kaq kohësh është në shtëpinë e saj. U mbajt një procesverbal, u filmua gjithçka, u mbajt procesverbali dhe me shkrim dhe i filmuar ku do pajisen të gjitha palët me DVD dhe me shkresë përcjellëse që të gjitha orenditë siç janë të pasqyruara në proces-verbal do t’i jepen zonjës. Kështu që ne e quajmë të kryer këtë urdhër-ekzekutimi”, shtoi përmbaruesi gjyqësor.

Pas këtij hapi, në gjykatë vijon padia tjetër për falsifikimin e firmës të të moshuarës./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Legalizon pronën, shtëpia i del në truallin e komshiut

Legalizon pronën, shtëpia i del në truallin e komshiut

Rama:Zero tolerim për ata që vijojnë të prodhojnë apo shesin qese plastike njëpërdorimshe

Rama:Zero tolerim për ata që vijojnë të prodhojnë apo shesin qese plastike njëpërdorimshe

Gjermania urdhëron mbylljen e katër prej pesë konsullatave ruse

Gjermania urdhëron mbylljen e katër prej pesë konsullatave ruse
















TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com