Aksidenti automobilistik që ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku humbi jetën një person, mund të ketë qenë i paramenduar.
Në një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e djeshme ku humbi jetën një 57-vjeçar në Rromanat të Durrësit, policia bën me dije se pas hetimeve dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje për motive hakmarrjeje.
Policia arrestoi dje 41-vjeçarin me iniciale M. I si autor të aksidentit por është zbuluar se babai i tij është vrarë në vitin 2006 nga babai i viktimës së aksidentit të djeshëm.
Dje, rreth orës 15:00, në fshatin Rromanat, Durrës, 41-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë. /Opinion.al