Aktualitet

“E bërë kunatën investitore strategjike”, Xhaçka-Shehajt: S’kam përfituar…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 14/04/22 |
Opi Nion

Ka vijuar me debate seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka se qeveria i dha familjes së saj statusin investitor strategjik. Sipas tij këtë status e ka marrë kunata e Xhaçkës. Më tej ai thotë se Xhaçka ishte me borxhe dhe para se hynte në politike, s’kishte punuar një ditë, por u kthye ne investitore strategjike.

“Deklarata e Ramës, se raporti copy-paste ishte justifikim nga ai. Raporti i DASH ishte ndër vlerësimet me negative për Shqipërinë. Qeveria kampione e korrupsionit, prej bëmave te saj. Rama i dha familjes se Xhaçkës statusin investitor strategjik. Xhaçka ishte me borxhe, u kthye ne investitore strategjike. Si investitori strategjik, ne letra figuron kunata e Xhaçkës. Tenderat pa garë, çdo gje vendoset me lidhje politike. Para se Xhaçka të hynte në politike, s’kishte punuar një ditë, deputeti demokrat.

Për këto akuza ka reaguar ministrja Xhaçka e cila tha se familja e saj nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti.

“Për hir të së vërtetës ju mëshiroj. Është fatkeqësi e madhe që opozita përfaqësohet nga njerëz si ti. Njerëz si ti nuk kanë nivel dhe nuk diskutojnë. Të vish të flasësh paçavure, për ministren e Jashtme, për familjarët e mi të cilët kanë që në 91 qe merren me biznes. Nuk i pasurova unë. Nuk ka lidhje statuti i investitorit strategjik për dikë që është në pronë të vetë dhe që nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti. Mos i prekni këto çështje pa nivel, pa kuptuar dhe pa studiuar ato.”, tha ajo.

Pas