Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E ardhmja e raporteve BE-Rusi në pikëpyetje

2021/02/08 at 6:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E ardhmja e raporteve BE-Rusi në pikëpyetje

Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të lartë evropian në Rusi, që përkoi me njoftimin nga Moska të dëbimit të tre diplomatëve evropianë ndërsa zyrtari i BE-së ishte në takim me zyrtarët rusë.


Shefi i politikave të jashtme të B.E.-së, Josep Borrell, tha se ai e mësoi njoftimin për dëbimet nga rrjetet sociale, gjatë kohës që ishte në takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavror në Moskë ditën e premte.

Në një shkrim të publikuar të dielën, zoti Borell tha se Rusia nuk i morri parasysh kërkesat e tij për ndaljen e dëbimeve.

Ish shefi i mbrojtjes së Estonisë, Riho Terras, tani anëtar i parlamentit evropian, filloi një fushatë për dorëheqjen e zotit Borell.

Por Komisionit Evropian tha se nuk pendohet për vizitën e parë të zotit Borell në Moskë në cilësinë e koordinatorit të politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, pasi Rusia ishte në një rrugë konfrontimi – që zoti Borell u mundua ta shmangte.

“Udhëtimi ishte i domosdoshëm. Njeriu nuk heq dorë nga një udhëtim pse ai duket i vështirë”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer në Bruksel. “Një udhëtim nuk është i suksesshëm, ose i dështuar, në bazë të asaj që ndodh në një moment të caktuar”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të hënën se zyrtarët rusë “nuk ishin nismëtarë të keqësimit të marrëdhënieve”.

Ai tha se dëbimi i diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, u bë pasi Moska i akuzon ata për pjesëmarrje në protestat e muajit të shkuar kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit Alexei Navaly, që ndodhi një ditë para vizitës së zotit Borell.

Disa shtete të B.E.-së shtuan thirrjet për më shumë sanskione kundër Moskës, thanë dy diplomatë.

Ata shtojnë se Polonia zhvilloi një video-konferencë me shtetet e B.E.-së të hënën ku u bashkuan edhe përfaqësues të Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Ukrainës, si dhe aleatë të zotit Navalny.

“Ndarja” e Lindjes dhe Perëndimit

Gjatë vizitës së zotit Borell, ai dhe zoti Lavrov mbajtën një konferencë shtypi, gjatë të cilës Ministri i Jashtëm rus e cilësoi B.E.-në si “një partner jo të besueshëm”, ndërsa zyrtari i lartë i B.E.-së vlerësoi vaksinën ruse kundër COVID-19.

Josep Borell shkoi në Moskë për të kërkuar lirimin e opozitarit rus Alexei Navalny dhe për t’u përpjekur për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Por ai tha se konferenca për shtyp e së premtes ishte “organizuar në mënyrë agresive” dhe se udhëtimi ishte “shumë i ndërlikuar”.

Zoti Borell gjithashtu tha se dëbimet dhe refuzimi i kërkesës së tij për të vizituar zotin Navalny rritën bindjen e tij se “Evropa dhe Rusia po largohen nga njera tjetra”.

“Rusia po shkëputet në mënyrë të vazhdueshme nga Evropa dhe po i shikon vlerat demokratike si një kërcëniom ekzistencial”, shkroi zoti Borell. “U takon shteteve anëtare që të vendosin hapat e mëtejshëm dhe po, hapat mund të përfshijnë sanksione”, tha ai.

Moska është nën sanksione ekonomike nga Perëndimi, që kur aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014, por Rusia është një furnizues kryesor me energji, si dhe ndihmon Perëndimin në fusha të ndryshme si përkrahja e marrëveshjes bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe trajtimi i ndryshimeve klimatike.

Alexei Navalny u burgos më 2 shkurt pasi një gjykatë ruse konstatoi se ai kishte shkelur kushtet e një dënimi me kusht, një rast që sipas opozitarit Navalny është i fabrikuar dhe i motivuar politikisht. Krerët e B.E.-së do të diskutojnë rreth përgjigjes së tyre në samitin e marsit./ VOA

Etiketa: BE-Rusimarredheniet


Ju sugjerojmë

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
Para
Konsumuan alkool dhe luajtën bixhoz, të krishterët torturohen në publik

Konsumuan alkool dhe luajtën bixhoz, të krishterët torturohen në publik

Afrika e Jugut ndalon vaksinimet me AstraZeneca

Afrika e Jugut ndalon vaksinimet me AstraZeneca

Shifra të ulta nga COVID-19 në botë

Shifra të ulta nga COVID-19 në botë
















TE FUNDIT

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
14 Shtator, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan...

Lexo më shumë

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
14 Shtator, 2025

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë prej 6.8 miliardë eurosh për të përmirësuar një nga kantieret e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com