Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E ardhmja e BE-së: Kush e ka radhën?

2016/06/24 at 8:38 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
E ardhmja e BE-së: Kush e ka radhën?

Nga Berri Nild


CNN

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë më vete e lë Bashkimin Europian në një pozitë ku i duhet të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij.

Sigurisht, ai po humbet vetëm një nga 28 vendet anëtare të tij, por ky largim mund të ketë pasoja të mëdha.

Disa paralajmërojnë se kjo ndarje mund të çojë në rrëzimin përfundimtar të bllokut më të madh tregtar në botë, teksa vendet e tjera mund të ndjekin shembullin e Britanisë.

Në horizont mund të ketë edhe ndryshime politike sizmike.

Lëvizjet nacionaliste të ekstremit të djathtë në Evropë, që kanë kultivuar tashmë mbështetje në mesin e të zhgënjyerve me udhëheqjen e BE-së dhe rritjen e emigracionit, pritet të kapitalizojnë nga vendimi i Britanisë së Madhe.

REAGIME HISTERIKE

Të tronditur prej rezultatit, 27 vendet e mbetur po pëpriqeshin sot që të përgatisnin strategjinë si do të përballojnë këtë situatë.

Donald Tusk, presidenti i BE-së, thirri një takim joformal të liderëve evropianë, duke bërë thirrje kundër “reagimeve histerike.”

“Jam plotësisht i vetëdijshëm se sa serioz, apo edhe dramatik, është ky moment politikisht,” tha Tusk. “Nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar të gjitha pasojat e politike të kësaj ngjarjeje, sidomos për Mbretërinë e Bashkuar.”

Shqetësim kryesor është se edhe vende të tjera mund të ndjekin shembullin e Britanisë.

Partia e ekstremit të djathtë, Fronti Nacional në Francë bëri thirrje për një votim të ngjashëm, duke e parë vendimin e Britanisë së Madhe si një mbështetje për politikat e veta anti-Evropë dhe anti-emigracion – një Frexit për të ndjekur Brexit.

Nënkryetari i partisë, Florian Philippot, shkruajti në Tuiter: “Liria e popullit gjithmonë fiton në fund. Bravo Mbretëria e Bashkuar! Tani është radha jonë!”

Në Holandë, Geert ëilders, udhëheqësi i Partisë së Lirisë Holandeze e bëri thirrjen e tij për një votim, edhe ai nëpërmjet Tuiterit: “Hurrah për britanikët! Tani është rradha jonë. Koha për një referendum holandez!”

Edhe lëvizja Pesë Yjet e Italisë ka bërë thirrje edhe për një votim, ndërkohë që ministri i Financave të vendit, Pier Carlo Padoan, paralajmëroi për një “efekt domino”.

“Për shumë votues evropianë, Evropa duket se është pjesë e problemit dhe jo i zgjidhjes, dhe kjo është shumë shqetësuese,” tha ai për CNN. “Ne kemi nevojë për një model të ri, që kërkon krijimin e vendeve të punës dhe solidaritetit. Ne kemi nevojë për udhëheqje të re”.

“Ekziston rreziku i një efekti domino. Ka një ndjenjë të përhapur se BE-ja duhet të reformohet. Ata që mendojnë se BE-ja është pjesë e zgjidhjes, duhet të bëjnë shumë më tepër për ta ribërë Unionin”.

Jim Bittermann i CNN, thotë se BE-ja është bërë pjesërisht, një viktimë e strukturës së vet bizantine.

“Gjatë këtyre viteve, ka qenë si të shihje një opera, ku kthesat e shumta të dramës së BE, janë shfaqur përmes sukseseve dhe dështimeve”, thotë ai.

“Si mund të ekzistojnë institucionet e BE-së, me kaq shumë nivele të qeverisjes? Me katër presidentë? Me një parlament që nuk ka seli të përhershme? Me kaq shumë rregulla dhe rregullore drakoniane dhe konfuze?

“Përgjigja gjithmonë dukej se ishte që mos bëj shumë pyetje, qëndro pozitiv dhe ec përpara… si një peshkaqen, Unioni do të mbijetojë.”

Kërcënim për Greqinë?

Votimi pro Brexit mund të shtojë mbështetje për partitë politike që kërkojnë të lënë monedhën e përbashkët të BE-së, duke ringjallur kërcënimin e një shpërbërjeje të eurozonës, i cili u shfaq fillimisht gjatë krizës financiare të vitit 2007.

Institucionet financiare dhe analistët kanë paralajmëruar tashmë se Brexit mund të shkaktojë vende pune dhe të ardhura më të ulëta në të gjithë BE-në, teksa blloku tregtar përpiqet për të ripërcaktuar marrëdhëniet e veta tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Greqia, e cila është ende duke u rimëkëmbur nga kriza financiare, mund të pësojë goditje të fortë, sidomos kur mendon që ajo mbështetet kryesisht në pushuesit britanikë të cilët, të lënduar nga një rënie në vlerën e stërlinës, mund të rrijnë larg.

Perspektiva e një Grexit – ose tërheqja e Greqisë nga eurozona – ka qenë prej kohësh një shqetësim për Evropën, dhe shumëkush ka parashikuar se edhe ajo do të mjaftonte për të shkaktuar një shpërbërje të pakthyeshme të Bashkimit Europian./bota.al 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Top Awards/ Ja çfarë veshën VIP-at në tapetin e kuq

Top Awards/ Ja çfarë veshën VIP-at në tapetin e kuq

Këto janë katër hapat që do të hidhen pas referendumit

Mediat ruse gjejnë “fajtorin” për Brexit: S’është politika e BE-së, por…

“STOP”/ INUK i shemb shtëpinë, familja Pema në mes të katër rrugëve

“STOP”/ INUK i shemb shtëpinë, familja Pema në mes të katër rrugëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com