Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E akuzonin se e tradhtonte me kunatin”, flet e burgosura: Pse doja ta vrisja burrin

2017/04/03 at 6:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
“E akuzonin se e tradhtonte me kunatin”, flet e burgosura: Pse doja ta vrisja burrin

Mes dhjetëra grave të dënuara për krime të ndryshme që janë të izoluara në Burgun 325, ne takojmë 30-vjeçaren nga Fieri, Edmira Xhaferraj.


Ndryshe nga bashkëvuajtëset e tjera të cilat ngurrojnë të flasin hapur për jetën e tyre para se të përfundonin në pranga, Edmira, afrohet me qetësi dhe mundohet me pak fjalë të të shpjegojë atë që është duke përjetuar.

Që prej vitit 2013, ajo ka humbur çdo kontakt me dy fëmijët e saj. Ndonëse ka pranuar fatin e vulosur nga drejtësia, për të vuajtur dënimin e dhënë me 18 vjet burg, me arsyetimin se tentoi të vriste bashkëshortin, Edmira, vajza bionde nga Fieri, është e vendosur të luftojë deri në fund për të rifituar  ata që i quan gjakun e saj dhe për të cilët është e bindur se nuk do të vërë gjumë në sy deri sa ti përqafojë.

Është një histori e dhimbshme familjare, por që tashmë është shndërruar në një kauzë të vërtetë. Fakti që u akuzua se tradhtoi bashkëshortin e saj me kunatin ( burrin e motrës së tij) nuk e ka sprapsur në asnjë moment. Ajo tashmë thotë se ka arritur t’i ndajë dy ngjarjet. Megjithatë ndihet e dënuar dy herë nga drejtësia. Dënimi i parë është ai për  akuzën e “tentativës për vrasjen e bashkëshortit” dhe i dyti për të është mosekzekutimi i vendimit të gjykatës, që i ka dhënë të drejtë për takojë fëmijët dy herë në muaj.

Në një intervistë për  gazetën “Shekulli”, Edmira rrëfen dhimbjen e madhe që ka për fëmijët dhe përpjekjen për ti rifituar ata.

Edmira  prej sa kohësh ndodheni në burg dhe përse?

Dua të them se jam nga Fieri dhe ndodhem në burg që prej vitit 2013, kur edhe u arrestova. Unë kam një akuzë tepër të rëndë. Jam dënuar për tentativë vrasje të bashkëshortit tim, në bashkëpunim me Aleksandër Ahmetaj, i cili ka qenë kunati i ish–burrit tim.

Kur e tregoni duket se kemi të bëjmë me një histori të rëndë familjare. Si qëndron e vërteta?

Po  ashtu sikundër thashë edhe më lartë, unë jam duke vuajtur dënimin për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj bashkëshortit tim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit 2013. Unë jam dënuar me 18 vite burg për këtë ngjarje. Ndërkohë ish- kunati i babait të fëmijëve të mi me 19 vite burg.

Cili është pozicioni juaj në këtë histori?

Familjarët e ish-bashkëshortit tim, kryesisht një nga kunetërit, më akuzuan se tradhtoja burrin me kunatin e tyre.  Pas këtyre fjalëve nisi edhe sherri mes ish-bashkëshortit  me kunatin e tij. Ky debat mes tyre filloi në Athinë për të përfunduar në dhjetor të vitit 2013, kur kunati i Sajmir Xhaferraj, e qëlloi me thikë. Zënkat nga Athina arritën edhe te ne. Unë ende nuk e kuptoj se kush dhe përse donin arrestimin tim. Ngjarja ndodhi në 6 dhjetor të vitit 2013. Unë isha së bashku me fëmijët në shtëpi dhe nuk kam parë asgjë në momentin kur ndodhi ngjarja. Kam dëgjuar vetëm të bërtitura dhe kur dola Sajmiri ishte i mbuluar me gjak. Po kështu nuk e kuptoj si ka mundësi që vëllezërit e Sajmirit, të cilët dolën në të njëjtën kohë me mua dhe panë vëllanë e shtrirë, më akuzuan si bashkëpunëtore në krim. Pas kësaj erdhi policia dhe nisi të marrë në pyetje të gjithë anëtarët e familjes. u arrestua autori kryesor. Ndërsa mua më morën deklaratën. Në fund firmosa dhe në kohën kur po prisja të shkoja për të parë burrin në spital, më shoqërojnë në qeli. Kam qëndruar deri në mëngjes, në pritje për të shkuar në spital, por jo. në orët e para të datës 7 dhjetor, më dërgojnë në burg.

Sa vite kishe martuar me babanë e fëmijëve ?

Unë u martova në vitin 2005. Gjithçka shkonte mirë deri në momentin kur u hapën fjalët për një tradhti bashkëshortore. Me Sajmirin kam dy fëmijë një 11 vjeç dhe djalin 7 vjeç. Ne u shkatërruam tashmë. Pas tetë viteve martesë unë përfundova në qeli si një nënë pa moral.

Edmira, ju thoni se nuk keni gisht në ngjarje, ndërkohë rezulton se jeni  braktisur nga bashkëshorti juaj?

Po kjo është e vërtetë. Unë jam braktisur nga e gjithë familja e burrit.

Por nuk është vetëm kjo. Ai më ka larguar edhe fëmijët.

Sa kohë keni pa parë fëmijët?

Vajzën dhe djalin nuk i kam parë prej katër vitesh. Që kur u futa në burg, nuk e di se si janë bërë, si shkojnë me mësimet, si rriten.

E gjitha kjo për shkak të familjes së ish-bashkëshortit. Çfarë lëvizje keni bërë për të rifituar fëmijët?

Pas divorcit të përfunduar në mungesën time në vitin 2014, Gjykata e Fierit më ka dhënë të drejtën të takohem me fëmijët dy herë në muaj nga dy orë. Kjo e drejtë më është mohuar dhe vazhdon të më mohohet. Unë jam e pafuqishme nga këtu ku jam. Kam të drejtën time të shoh fëmijët. Ata janë gjaku im, janë gjithçka për mua. Jo vetëm burri, por edhe familja e tij nuk mi sjellin fëmijët për t’i takuar.

Po prindërit e tu, a takohen me fëmijët?

Kjo është tjetër plagë. As ata nuk lejohen. Pasi unë u divorcova, prindërit hapën një tjetër proces gjyqësor. Ata kërkuan të drejtën për të takuar nipin dhe mbesën. Gjykata në vendimin e saj i dha të drejtë prindërve të takohen një herë në muaj  dhe të qëndrojnë katër orë me fëmijët. Por pavarësisht kësaj, kjo gjë nuk ka ndodhur. Na banesën e ish-burrit, kanë shkuar prindërit disa herë së bashku me përmbarimin, por nuk ka zgjidhur asgjë. Familja e tij ia mohon këtë të drejtë. Po  kështu edhe mua. Unë jam nënë dhe ata janë gjaku im.

Ke marr ndonjë veprim tjetër?

Tashmë jam në një fazë që do të veprojë duke marrë mendimin dhe kërkuar ndihmën edhe të institucioneve sociale në vend. Gjykata e ka thënë fjalën e saj dhe unë nuk kam pse të mbaj sytë në lot gjithë kohën, pa i parë me sy ata. Ilektra tani është rritur, po kështu dhe Lorisi. Unë iu bëj thirrje të gjitha institucioneve të më ndihmojnë për këtë problem. Dua të shoh fëmijët e mi. Ish-bashkëshorti, duhet të mi sjellë  dy herë në muaj, ashtu sikundër ka vendosur gjykata. Sajmiri duhet të respektoj vendimin e gjykatës. Kam bërë disa shkresa në Ministrinë e Drejtësisë me qëllim që të shihet dhe rivlerësohet rasti im, por  deri tani nuk kam asnjë përgjigje.

Ti rrëfeve se je dënuar në bashkëpunim me Aleksandër Ahmetajn. Gjatë procesit gjyqësor, cili ka qenë qëndrimi i tij karshi teje?

Aleksandri e pranoi akuzën dhe mori përsipër të gjithë ngjarjen. Ai i tha gjykatës se unë nuk kisha lidhje me këtë histori. Po kështu i shpjegoi se e gjithë ngjarja ka nisur për një mosmarrëveshje mes tyre në Athinë dhe fjalë të përhapura në erë. Ai u dënua me 19 vite burg ndërsa unë 18. Por e bukura është se nga e gjithë kjo ngjarje unë kam dalë me e humbur. Aleksandri pavarësisht se qëlloi me thikë mbi vëllanë e gruas së tij, vazhdon të jetë i martuar me të dhe është bërë gjysh. Ndërsa unë jam mbyllur këtu dhe vuaj për të parë me sy fëmijët e mi. Zemra ime e di si duron këtë tmerr.

Por them se nuk do të heq dorë nga e drejta e fituar në gjykatë për ti fituar ata dhe për ti parë. Nëse do të dilje sot, çfarë do të bëje? E vetmja gjë që unë kam në mendje është të bashkohem me fëmijët. Do të vijë dita që do të dalë, por kurrë nuk do ta fal babanë e fëmijëve të mi për këtë padrejtësi që po më bën. Ke shpresë se fëmijët do të vijnë për të takuar? Ajo më mban gjallë. Do të vi dita që ata ta kuptojnë të gjithë këtë histori dhe të më kuptojnë.

Punonjësja e edukimit në burg, Guri: Po përpiqemi, por e vështirë

“Përmbaruesit na kanë kontaktuar dhe rrëfyer se janë të pafuqishëm të ekzekutojnë vendimin e gjykatës” Edmira  Xhaferraj në historinë e saj të rëndë dhe përpjekjen për të takuar fëmijët, nuk është vetëm. Naime Guri, punonjësja e edukimit në institucionin e vuajtjes së dënimit të grave 325, është ngarkuar për të ndjekur nga afër problematikën. Vendimet ë Gjykatës së Fierit kanë mbërritur edhe në zyrën e punonjëses së edukimit, e cila ka filluar procedurat për të nisur një tjetër proces gjyqësor. Bëhet fjalë për të dërguar në gjyq, ish-bashkëshortin e Edmirës, i cili sipas Naime Gurit, nuk pranon të zbatojë vendimin e gjykatës. “Çështja e Edmirës është shumë e ndërlikuar.

Për këtë rast ne kemi njoftuar jo vetëm familjen e ish-bashkëshortit të saj, por jemi munduar të gjejmë një të mesme të përbashkët. Ata nuk pranojnë që fëmijët të takojnë nënën e tyre. E konsiderojnë të pamoralshme që nëna e fëmijëve e cila tentoi në bashkëpunim të vriste babanë e tyre, të jetë sërish me ta”, thotë Naime Guri. Për të, një rol shumë negativ luajnë prindërit e Sajmir Xhaferraj. Punonjësja e edukimit na tregon se disa herë e kanë gjetur Edmirën të mbuluar në lot dhe janë munduar t’i qëndrojnë pranë.

Po kështu i kanë bërë disa shkresa Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që situatën e kësaj nëne që nuk sheh fëmijët e saj prej katër vitesh ta shoh me përparësi. Pavarësisht faktit se burgu ka bërë përpjekje për të bindur ish-bashkëshortin për të sjell fëmijët tek nëna e tyre, Naime Guri është pesimiste se kjo gjë do të arrihet. “Ne jemi duke bërë përpjekje të tjera për të rihapur një proces gjyqësor. Kemi kontaktuar edhe Zyrën Juridike pranë Ministrisë së Drejtësisë. Nuk di sot të them se do të kemi ose jo një zgjidhje përfundimtare, por  të shpresojmë.

Edmira ka shpresa se ish-bashkëshorti do të bindet për të sjellë fëmijët. Nga ana tjetër përmbaruesit na kanë kontaktuar dhe rrëfyer se janë të pafuqishëm të ekzekutojnë vendimin e gjykatës kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur”. Këto fjalë të edukatores Naime Guri dëgjohen edhe nga Edlira, e cila gjatë gjithë kohës flet për fëmijët e saj dhe mungesën që ndjen për ta. Situata nuk ka mbetur pa u trajtuar edhe nga drejtoresha e burgut 325, Xhoi Jakaj.

Kjo e fundit u shpreh për gazetën “Shekulli”, se ka përdorur dhe do vazhdojë të përdorë të gjitha mekanizmat e duhura për të bërë të mundur zgjidhjen e problemit. Për Jakaj, vendimi i gjykatës nuk duhet të refuzohet nga askush.

“Edlira është dënuar për një faj dhe këtë po e vuan. Por ajo si nënë nuk duhet të privohet nga e drejta për të takuar fëmijët, të cilët i ka lindur dhe rritur deri në momentin kur u prangos. Ne kemi njoftuar të gjitha institucionet përgjegjësi për këtë qëllim dhe pas marrjes së një përgjigje, do të shkojmë sërish në banesën e ish-bashkëshortit të saj për të folur nga afër”, tha Jakaj./Shekulli/

 

Etiketa: akuzoninBURGUburrikunatitradhtia


Ju sugjerojmë

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës
Aktualitet

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

27 Korrik, 2025 6:32 pm
Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?
Rajoni

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

27 Korrik, 2025 6:20 pm
Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit
Bota

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

27 Korrik, 2025 6:05 pm
“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme
Aktualitet

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme

27 Korrik, 2025 5:47 pm
U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit
Aktualitet

U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit

27 Korrik, 2025 5:30 pm
Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë
Aktualitet

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

27 Korrik, 2025 5:10 pm
Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar
Bota

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

27 Korrik, 2025 4:54 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky:Më shumë sulme brenda Rusisë, pas rritjes së numrit të viktimave në Ukrainë

27 Korrik, 2025 4:33 pm
Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’
Aktualitet

Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’

27 Korrik, 2025 4:21 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..

27 Korrik, 2025 4:05 pm
Para
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Ky do jetë momenti i vështirë i LSI?

Ja çfarë shkruan kryeministri Rama dhe artistët shqiptarë për ndarjen nga jeta të Françesk Radit

Ja çfarë shkruan kryeministri Rama dhe artistët shqiptarë për ndarjen nga jeta të Françesk Radit

Big Brother/ Debat mes çiftit: Ky nuk është fare për t’u veshur

Big Brother/ Debat mes çiftit: Ky nuk është fare për t'u veshur
















TE FUNDIT

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës
27 Korrik, 2025

Pas ditësh të tëra përpjekje intensive të forcave tokësore dhe ajrore për përballimin e vatrave të zjarrit në jug dhe...

Lexo më shumë

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?
27 Korrik, 2025

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës...

Lexo më shumë

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit
27 Korrik, 2025

Rusia mbajti ceremoni të zbehura për nder të marinës më 27 korrik në Shën Petersburg, duke përmendur shqetësime për sigurinë,...

Lexo më shumë

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme
27 Korrik, 2025

Marjana dhe Qaniu, janë një çift i martuar prej 53 vjetësh që jeton në Itali. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com