Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E adoptuar që në moshën 5-vjeçare, Ana e ka të vështirë të pranojë nënën biologjike

2023/02/05 at 11:50 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E adoptuar që në moshën 5-vjeçare, Ana e ka të vështirë të pranojë nënën biologjike

Në moshën 5-vjeçare, Olta u adoptua nga një çift italian dhe prej atëherë emri i saj u kthye në Ana. Vite më vonë, pas kërkimeve të panumërta që nëna e saj biologjike, Miranda rrëfeu gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo gjeti të bijën dhe u rilidh me të. Gjatë kësaj kohe, Ana njohu edhe vëllain e motrën e saj nga nëna, Inën dhe Anin, të cilët janë binjakë dhe ndërtoi një marrëdhënie të veçantë e të ngushtë me ta.

Miranda erdhi posaçërisht në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për t’i kërkuar vajzës së saj të ketë edhe me të një raport të ngushtë e ta thërrasë nënë. Nga ana e Anës, kjo nuk është kaq e lehtë.

Në rrëfimin që ndan në rubrikë, ajo tregon se në moshën 15-vjeçare, i vetmi njeri që kishte njohur si nënë, e cila ishte edhe adoptuesja, ndërroi jetë duke i lënë një boshllëk të madh në zemër. Prej vitesh, ajo e kishte fshirë Shqipërinë nga kujtesa dhe gjithçka është një pështjellim kaq i fortë emocional, i ndërthurur me vuajtje, dhimbje, të vërteta të pathëna, fjalë të pashprehura sa e bën të vështirë.

Ardit Gjebrea: Si shkon me motrën me vëllain?

Ana: Për mua ata janë gjithçka, janë familja ime, gjithçka. Unë jam rritur vajzë e vetme, prindërit e mi adoptues siç e tha dhe ajo, më kanë rritur si princeshë, por kur unë isha vetëm 15 vjeç, mamaja ime vdiq dhe bota ime u shemb në atë çast. Mbetëm vetëm unë dhe babai. Dhe ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Madje jam grindur një ditë me të sepse përmendi babanë tim, prandaj më pëlqeu ajo çfarë tha pak më parë sepse kam tre fëmijë, por nuk ka njeri në botë që ta dua më shumë se babain tim, edhe pse ai nuk jeton më. Për gjithçka që ai ka bërë për mua. Më ka dashur më shumë nga sa mund të duhet një fëmijë që sjell në jetë.

Më pas edhe babai im u nda nga kjo jetë, para 9 vjetësh dhe mua më kutjoeht që atë mëngjes, 12 vjet më parë, ajo erdhi tek unë. Kisha djalin e dytë tre muajsh dhe po nisesha për në Romë, pasi djali i madh kishte probleme dhe duhej ta operonim. Më kujtohet kur ra citofoni, ishte ajo dhe nuk doja të zbrisja, sepse unë e kisha fshirë pjesën e Shqipërisë. Përveç adoptimit, ishin edhe gjëra të tjera gjatë rritjes…telefonata, kërcënime për të kërkuar para. Nuk po them se ishte ajo, të tjerë e hiqnin veten sikur ishin ajo, mund të ketë qenë gjyshja dhe kisha njëlloj frike dhe prandaj e fshiva nga koka dhe më kujtohet që kur i ra ziles nuk doja të zbrisja dhe babai më tha: “Mos harro, ajo gjithsesi është nëna jote”. Nuk ka ndodhur kurrë, po kurrë që prindërit e mi të flisnin keq për të, kurrë, as edhe njëherë të vetme, kurrë. Kur ajo erdhi herën e parë, jemi takuar në Reggio Calabria, solli me vete edhe motrën time, realisht e pranoj, nuk e kam falur plotësisht, kur pashë motrën time, një botë përpara u hap, nuk e ndjeva më veten të vetmuar.

Ajo që thotë është e vërtetë. Unë kam një raport si me Anin, ashtu edhe me Inën, shumë të afërt për mua ata janë gjithçka. Ata më kanë mbështetur dhe ndihmuar në një moment të vështirë të jetës. Unë e di që nëse rrëzohem, do të jenë ata që do më ngrejnë. Nuk di nëse arrij ta shpjegoj çfarë ata që përfaqësojnë për mua.

Ardit Gjebrea: Si e thërret ti Mirandën?

Ana: Miranda, e thërras në emër. Nuk kam mundur t’i thërras mami, por jo prej saj, të jem e sinqertë nuk është prej saj, por mua më duket sikur po gaboj në drejtim të gruas që më ka rritur…

Ardit Gjebrea: Por ti mund ta thërrasësh atë pa frikë mami, nëna që të ka rritur.

Ana: Po, kjo nuk ka qenë kurrë prej Mirandës, fakti që nuk i kam thënë mami, por nuk e kam thënë fjalën nënë që prej Qershorit 2002 dhe e kam vështirë ta shqiptoj atë fjalë sepse më kujtohet ai moment. Mamaja më vdiq para syve.

Ardit Gjebrea: Është e vështirë.

Ana: Nuk është e thjeshtë t’i japësh atë emër një gruaje tjetër, e di që kjo është e dhimbshme për të, por jam unë ajo që jetoj me atë kujtim, kur e mendon nuk isha as 15 vjeç… nga ai moment unë ndryshova krejtësisht. Ishte momenti më kulminant, ndoshta më shumë se ai i adoptimit ku jeta ime mori një kthesë plotësisht tjetër./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
Politikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

20 Nëntor, 2025 3:23 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Masat e sigurimit ndaj Ballukut, Bardhi: Ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

20 Nëntor, 2025 2:30 pm
Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
Kronikë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

20 Nëntor, 2025 2:23 pm
PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë
Politikë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 2:18 pm
“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët
Sport

“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

20 Nëntor, 2025 2:14 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët

20 Nëntor, 2025 1:36 pm
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Aktualitet

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

20 Nëntor, 2025 12:44 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
Kronikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

20 Nëntor, 2025 12:30 pm
Para
Interi fitues i derbit përballë Milanit

Interi fitues i derbit përballë Milanit

Video/ Tërmet shkatërrimtar në Turqi, qindra viktima dhe mijëra të plagosur

Video/ Tërmet shkatërrimtar në Turqi, qindra viktima dhe mijëra të plagosur

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Erdogan: Do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Erdogan: Do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku

TE FUNDIT

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
20 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë

Masat e sigurimit ndaj Ballukut, Bardhi: Ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
20 Nëntor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut. Bardhi...

Lexo më shumë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
20 Nëntor, 2025

Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit është liruar nga qelia. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbutur masën...

Lexo më shumë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka rikujtuar mesditën e sotme, se të hënën e 24 nëntorit, në ora 18:00, do të mbajë sërish...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com