Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë, pasi një vajzë e re dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë dhe ka humbur jetën.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rrrth orës 10:00 në lagje “24 Maji”.
“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al