Një 54-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një fshat të Gjinarit.
Sipas uniformave blu mësohet se viktima është rrëzuar aksidentalisht mbrëmjen e djeshme, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”.
Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA.
“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën.
Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm.
Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.