Një ditë më parë, qyteti i Lushnjës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 67-vjeçar u arrestua pasi dyshohet të ketë përdhunuar mbesën e tij 13-vjeçare.
Gjykata e Lushnjës ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 67-vjeçarin.
Gjatë seancës gjyqësore, i moshuari ka qenë i vetëm para togave të zeza dhe asnjë familjar i tij nuk është paraqitur në gjykatë.
I moshuari nuk i ka pranuar akuzat dhe është shprehur se ngjarja është një trillim i bërë ndaj tij./ Opinion.al