Kronikë

Dyshohet se nxori në pritë Martin Çeçon, burg për Martina Pajollarin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 17/10/22 |
Opi Nion

Ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë Martina Pajollari, e njohur si “Tina”, pasi dyshohet së është bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços në 12 qershor të këtij viti. Trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të renë.

Mësohet se Pajollari ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor të vrasjes, Valter Mollaj.

Vajza 18-vjeçare mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa Valterit i shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë. Një tjetër detaj tronditëse është se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit. Madje dyshohet se ajo ka qenë po ashtu prezente edhe në momentin që u krye ekzekutimi i të riut.

Për këtë çështje tre persona janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo, të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje.

Nga informacione paraprake të hetimit dyshohet se Martina Pajollari e ka nxjerrë në pritë 26 vjeçarin, natën kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit Kolanec, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Martin Çeços. Ishte Tina Pajollari e cila u pyet e para në Polici dhe tregoi se vrasjen e kreu Valter Mollaj  i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Më vonë para policisë ajo ka pranuar që ka qenë në vendngjarje dhe ka dhënë detaje të tjera mbi krimin monstruoz. Dëshimia e të resë është mbështetur dhe nga bariu i Valter Mollajt. Gjithsesi Martina Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, ka ndryshuar disa herë dëshminë kur është marrë në pyetje.

Pista e hetimit lidhet vetëm me vrasjen për shkaqe xhelozie, pasi paraprakisht dyshohet se vajza ka pasur lidhje dashurie me 43 vjeçarin Valter Mollaj, i martuar.

Pas