Aktualitet

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, 14-vjeçari procedohet penalisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 26/06/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka nisur një procedim penal për një 14-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Për rastin në fjalë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Pas