Dyshohet se konsumoi lëndë helmuese në dhomën e hotelit, 33-vjeçari përfundon në spitalin e Lushnjës.
Policia njofton se rreth orës 09:35, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi R. B., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në një dhomë hoteli në Lushnjë.
“Rreth orës 09:35, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi R. B., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në një dhomë hoteli në Lushnjë.
Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.