Një 41-vjeçar ka kallëzuar në polici se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, në datë 24 Janar ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer në banesë.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit”-njofton policia.