Një 19-vjeçare është gjetur pa jetë në Librazhd, ndërsa bashkëshorti i saj në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tyre.
19-vjeçarja Rezarta Hajdari është shfaqur pa shenja jete në spital, ndërsa bashkëshorti i saj 27-vjeçari me iniciale Olti Hajdari ndodhet në gjendje të rëndë.
Çifti kishte vetëm 5 ditë që ishin lidhur në martesë, ndërkohë që sipas hetimeve paraprake, dyshohet të jenë vetëhelmuar.
Njoftimi paraprak i policisë:
Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.