Policia e Shtetit informon se në rrugën “Martin Camaj”, është gjetur në trotuar një send i dyshimtë, i cili në duket si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.
Policia ka marrë masat, plasi dyshohet se mund të ketë dhe lëndë eksplozive dhe për këtë arsye ka ngritur perimetrin e sigurisë për të ndaluar qarkullimin e qytetarëve.
Sipas njoftimit, aktualisht priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët anti-eksploziv të RENEA-s të cilët do të bëjnë dhe verifikimet e nevojshme./Opinion.al