Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshimet/ Prokuroria po favorizon bandën e përfolur për lidhje me Qazim Sejdinin

2018/01/25 at 8:50 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshimet/ Prokuroria po favorizon bandën e përfolur për lidhje me Qazim Sejdinin

Shkëlzen Hasanpapaj, autor i një atentati ndaj anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan ka marrë një lajm të mirë nga prokuroria.
Akuza fillestare për të ka qenë “vrasje në rrethana cilësuese”, por gjatë hetimeve akuzat u lehtësuan duke kaluar në “kanosje me armë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e lehtë me dashje”.
20 vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj është nga njerëzit e rrallë të arrestuar për luftën mes grupeve kriminale në Elbasan. Ai dyshohet se u kontraktua si vrasës me pagesë nga banda rivale e fisit Çapja.
Është e njëjta bandë që sulmoi policinë në postbllokun e famshëm, pranë tregut të qytetit dhe që la të ngrirë shefat e policisë.
Dyshimet janë se ky grup kriminal drejtohet nga Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndëri i Qazim Sejdinit, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i zgjedhur nga Partia Socialiste që prej vitesh akuzohet për lidhje me krimin.
Ndryshimi i akuzave për një njeri kyç në luftën mes bandave të Elbasanit ndodh pas ndryshimeve të fundit në prokurorinë e qytetit.



Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina u zëvendësua nga Ardian Nezha. Ishte një nga vendimet më të forta dhe më të zhurmshme që mori Arta Marku.
Një dokument që ka siguruar Lapsi.al tregon se dërgimi i dosjes në gjykatë me akuzat e ndryshuara është firmosur në 19 Janar, pra 10 ditë pasi ishte larguar Dritan Gina nga prokuroria e Elbasanit.
Dërgimi i dosjes në gjykatë është nënshkruar nga drejtuesi i ri i prokurorisë, Ardian Nezha, që me këtë firmë i ka qëndruar traditës së tërheqjes së shtetit përballë dy bandave që përplasen në Elbasan.
Në përshkrimin që i bëhet ngjarjes së qershorit në dosje, ajo ngjan me një atentat tipik mafioz, ku dy shënjestrat Florenc Çapja dhe Bledar Muça kanë shpëtuar vetëm falë makinës së blinduar.
Mesditën e 6 qershorit 2016, Hasanpapaj ka qenë i veshur me uniformë ushtrie. Automatikun e kishte futur në një çantë kamoflazhi. Ai ka qëlluar dhjetëra plumba mbi automjetin ku udhëtonin Bledar Muça dhe Florenc Çapja.
Megjithëse Hasanpapaj është filmuar nga kamerat e bizneseve aty pranë dhe arma e krimit u gjet, ai do t’ia hedhë me një “plagosje të lehtë me dashje”.

Burimi: Lapsi.al

Etiketa: fisit Çapja


Ju sugjerojmë

Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri
Aktualitet

Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

4 Dhjetor, 2025 1:26 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

4 Dhjetor, 2025 8:58 am
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
Aktualitet

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

3 Dhjetor, 2025 10:17 am
Para
Darka e ngjalave në gjirin e Lalzit, Kryemadhi: E kam marrë vesh nga mediat, Meta nuk ma tha  

Darka e ngjalave në gjirin e Lalzit, Kryemadhi: E kam marrë vesh nga mediat, Meta nuk ma tha  

Ylli Manjani rrëfen prapaskenat : Si më shkarkuan …

Manjani: A kishte tek Krimet e Rënda një proces për financierin e Habilajve?

Video/ Deklaratat e dy ambasadorëve, por ja si përgjigjet Basha

Video/Basha për protestën: Ky nuk është një spektakël, jemi në misionin tonë
















TE FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
6 Dhjetor, 2025

Një 76-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij me një send...

Lexo më shumë

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës
6 Dhjetor, 2025

Një 39-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge dhe për lojëra fati....

Lexo më shumë

Si e “humbi” Trump Indinë?

Si e “humbi” Trump Indinë?
6 Dhjetor, 2025

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Dhjetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com