Kronikë

Dyshime se u nxor në pritë,Brilant Martinaj udhëtonte nga Rinasi drejt Fushëkuqes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 17/07/22 |
el ida

Nga Rinasi në drejtim të Fushëkuqes. Ka qenë ky destinacioni në të cilin udhëtonte Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, ndërsa ju bë pritë në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës.

Ndërsa hetimet vështirësohen edhe për shkak të djegies së mjetit të viktimave, duket se tashmë janë ngritur dyshime edhe që Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë, ndërsa lëvizte me një mjet jo shumë të sigurtë.

Edhe pse zona në të cilën ndodhi ngjarja ishte një zonë influence për grupin në fjalë, gjithashtu prezente për ta janë edhe nje seri konfliktesh.

Ndaj Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Diklen Vatës u qitën më shumë se 60 plumba, ndërsa ka dyshime se mjeti me të cilin ata udhëtonin u dogj me lëndë djegëse./Opinion. al

 

Pas