Tre persona që mbërritën nga Italia në Prishtinë iu nënshtruan sot analizave për koronavirus.
Ata dyshoheshin pasi ditët e fundit Italia ka pësuar një rritje të konsiderueshme të rasteve të prekura me koronavirusin e ri COVID-19.
Megjithatë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se sipas analizave të kryera në Klinikën Infektive të QKUK, të tre pacientët nuk janë bartës të virusit.
“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B”, thuhet në njoftim. / Opinion.al