Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshime për fokusin e Trump në fushatën e naftës

2019/10/30 at 10:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshime për fokusin e Trump në fushatën e naftës

Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë mbrojtjen e rezervave të naftës në Siri një përparësi kryesore, dhe po dislokon trupa amerikane në fushat e naftës, megjithëse ai tërhoqi trupat amerikane nga zonat kufitare me Turqinë, duke i hapur rrugën një ofensive ushtarake turke ndaj kurdëve në fillim të këtij muaji. Zyrtarë të lartë të administratës thonë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të kontrollojnë


fushat e naftës në mënyrë që ato të mos bien përsëri në duart e militantëve të Shtetit Islamik. Por siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine ekspertët kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me përqendrimin e Presidentit Trump në fushat e naftës.

Këto imazhe të kurdëve të zemëruar nga braktisja që i bënë forcat amerikane në Siri nënvizojnë kritikat në nivel të gjërë ndaj vendimit të Presidentit Donald Trump për tërheqjen e ushtarëve amerikanë përballë një inkursioni turk.

Por tani, Presidenti Trump dëshiron dislokimin e trupave amerikane për të mbrojtur fushat e naftës në lindje të Sirisë.

“Nafta është e vlefshme për shumë arsye. Së pari, ajo nxiti ISIS-in. Së dyti, kjo ndihmon kurdët sepse në thelb kurdët i kontrollonin këto zona më parë. Dhe, së treti, mund të na ndihmojë sepse edhe ne duhet të jemi në gjendje të marrim një sasi. Dhe ajo që unë synoj të bëj ëshë, ndoshta,

arritja e një marrëveshje me një kompani si Exxon Mobil ose me një nga kompanitë tona të shkëlqyera për të shkuar atje dhe për ta nxjerrë naftën ashtu siç duhet”, tha Presidenti Trump.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper shpjegoi më tej arsyetimin.

“Tani ne jemi duke ndërmarrë disa veprime, për të cilat nuk do të jap hollësi, për të forcuar pozicionin tonë në Deir al-Zor për t’u siguruar që ne mund t’ua mohojmë ISIS-it qasjen në fushat e naftës. Ne duam të sigurohemi që ata të mos kenë qasje në burimet që mund t’i ndihmojnë ata të sulmojnë rajonin, Evropën, dhe Shtetet e Bashkuara”.

Ekspertët thonë se militantët e Shtetit Islamik vareshin nga nafta për operacionet e tyre disa vjet më parë.

“Kur ISIS-i kontrollonte një sipërfaqe të madhe territori në Siri dhe Irak, grupi përdori fushat e naftës në dobi të tij, si për operacionet ushtarake, përfshirë furnizimin e kamionëve me naftë, ashtu edhe për të kontrabandimin e sasive të mëdha të naftës në tregun e zi”, thotë Laurie Blank nga Universiteti Emory.

Por shumica e ekspertëve hedhin poshtë idenë se kompanitë amerikane mund të përdorin naftën e Sirisë.

“Kompanitë amerikane të naftës do të përballeshin me një mori vështirësish ligjore dhe praktike në operimin atje. Kështu që kjo nuk do të ishte e lehtë për t’u bërë dhe nuk jam i sigurt se ata do të ishin të entuziazmuar për ta bërë.”

Jeff Colgan i tha Zërit të Amerikës se terroristët, të paktën deri në kohën e Osama bin Ladenit, shpesh kanë pohuar në mënyrë të pasaktë se

Amerika është e përfshirë në Lindjen e Mesme vetëm për të marrë naftën nga vendet e rajonit.

“Ky lloj komenti dhe sugjerimi nga Presidenti Trump ushqen këtë argument dhe punon kundër sigurisë. Ky veprim legjitimon këtë ide në Lindjen e Mesme dhe punon kundër sigurisë afatgjatë të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara.”

Presidenti Trump, thotë Laurie Blank, është fiksuar te nafta për shkak të një koncepti të vjetëruar të luftës.

“Ky interes, të paktën në mendjen time, duket se bazohet në një koncept shumë të lashtë të luftës që nuk ekziston më, që është ideja e pushtimit. Pra, kjo bazohet në idenë pushto dhe merr. Bota nuk do të funksionojë më në atë mënyrë.”

Me kaq shumë palë të përfshira në konfliktin sirian, rusët, kurdët, trupat siriane dhe madje edhe luftëtarët iranianë, ekspertët thonë se kontrolli i fushave të naftës ka të ngjarë të vihet në pikëpyetje./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
Bota

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

11 Korrik, 2025 5:05 pm
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
Aktualitet

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

11 Korrik, 2025 4:57 pm
Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
Bota

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

11 Korrik, 2025 4:48 pm
Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
Aktualitet

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

11 Korrik, 2025 4:31 pm
“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Aktualitet

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

11 Korrik, 2025 4:08 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

11 Korrik, 2025 3:51 pm
Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

11 Korrik, 2025 3:26 pm
Para
Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi 31 Tetor 2019

Parashikimi/ A do të vazhdojë edhe sot era e ftohtë e djeshme?

Moti për ditën e sotme 31 Tetor 2019

Aksident në Lezhë humb jetën 55-vjeçari

Aksident në Lezhë humb jetën 55-vjeçari
















TE FUNDIT

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
11 Korrik, 2025

Vendndodhja dhe ora e saktë e ceremonisë së PKK-së u mbajtën sekret për një kohë të gjatë. Pranë qytetit verior...

Lexo më shumë

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
11 Korrik, 2025

Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke...

Lexo më shumë

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
11 Korrik, 2025

Izraeli beson se Irani mund të rimarrë uraniumin e pasuruar të varrosur nën njërën nga tre objektet e goditura nga...

Lexo më shumë

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
11 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesnatën e kaluar zonën kodrinore pranë fshatit Malas-Bregas në qytetin e Dimalit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com