Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshime për dorëheqjen e Zoran Zaevit

2021/11/02 at 6:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshime për dorëheqjen e Zoran Zaevit

Të gjithë partnerët që përbëjnë koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, janë shprehur se përbërja qeveritare është e qëndrueshme, duke ripërsëritur qëndrimin se janë kundër dorëheqjes së kreut të qeverisë.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kur Zaevi do ta dorëzojë në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të cilën dorëheqje ai e paralajmëroi menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve lokale të dielën.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ka një kornizë kohore se kur pritet që kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë së Veriut ta deponojë dorëheqjen e tij në institucionin ligjvënës.

Nga takimi ndërmjet partnerëve të koalicionit u dha një porosi e qartë se votat e 62 deputetëve qëndrojnë pas kësaj përbërjeje të qeverisë.

Nga ana tjetër, nga VMRO DPMNE-ja të martën kanë thënë se dorëheqja e paralajmëruar e kryeministri Zaev është blof.

“Zoran Zaev sërish bëri blof dhe dorëheqja e tij mbeti vetëm në Facebook dhe nuk e deponoi të njëjtën me shkrim në Kuvend. Nga këtu duket se dorëheqja e Zaevit njëjtë si dorëheqja e Filipçes (Venko Filipçes, ministër i Shëndetësisë), u dha për të mos u pranuar dhe më pas t’i ikë përgjegjësisë”, ka deklaruar Dragan Kovaçevski, zyrtar i lartë në VMRO-DPMNE.

Por, Vlladimir Bozhinovski, drejtues i Institutit për Kërkime Politike thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe kundrejt kërkesës së partnerëve të koalicionit qeverisës nuk ka hapësirë që Zaevi ta tërheqë dorëheqjen e tij, të cilën e ka bërë publike.

“Nëse Zaevi pendohet për dorëheqjen, më së shumti do të humbte ai dhe partia që e drejton. Pra, nëse Zaevi e tërheq dorëheqjen, do të kemi problem serioz me legjitimitetin politik të kësaj përbërjeje qeveritare, e cila është në këmbë të qelqta për shkak të shumicës së ngushtë parlamentare”, vlerëson Bozhinovski.

Ndërkohë, nga opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bëjnë të ditur se po punohet në mënyrë intensive për formimin e një përbërjeje të re qeveritare.

Përderisa opozita maqedonase, VMRO-DPMNE, para zgjedhjeve dhe në mes rundeve zgjedhore e ka mbrojtur qëndrimin se është çështje kohe kur do ta bëjnë të ditur shumicën e re parlamentare të kryesuar nga kjo parti, tani janë shprehur më të përmbajtur duke thënë se po punohet në këtë drejtim, por duke lënë hapësirë që kjo gjë të mos arrihet dhe vendi shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sfidat që dekurajojnë opozitën të përshpejtojë formimin e qeverisë teknike

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se kriza energjetike dekurajon opozitën në këtë moment për të bërë presion që të formohet një qeveri teknike, e cila në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos në një afat prej 100 ditëve do të duhet të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se është e kuptueshme që VMRO DPMNE-ja ishte shumë zëshme se ka siguruar votat për krijimin e një shumicë të re para zgjedhjeve dhe gjatë fushatës mes dy rundeve zgjedhore për të fituar besimin e asaj pjese të elektoratit që gjithmonë orientohen nga fituesit.

Musliu konsideron se tani kemi një realitet tjetër kur vendi po përballet me probleme reale dhe në këtë situatë opozita e di se marrja e përgjegjësisë do ta tkurrte besimin e elektoratit pasi zgjedhja e problemit me Bullgarinë që është në tavolinë, si dhe kriza energjetike dhe inflacioni do të jenë procese jo të lehta.

“Tash vjen përballja me realitetin, me sfidat e shumta, me të cilat duhet të përballet vendi gjatë periudhës në vazhdim, siç është përmbyllja e çështjes me Bullgarinë, kriza energjetike, kriza e pandemisë nga një valë e re eventuale e COVID-19, inflacioni, rritja e çmimeve, të gjitha këto janë sfida që një shumice të re mund t’ia ulë përkrahjen tek elektorati, ashtu që e shoh të kuptueshme zbutjen e qëndrimit të opozitës maqedonase për formimin e një shumice të re”, vlerëson Musliu.

Edhe Vlladimir Boxhinovski konsideron se opozitës më shumë i konvenojnë zgjedhje të parakohshme në një afat sa më të shkurtër kohor, por shton se në këtë periudhë nuk është momenti i duhur që Maqedonia e Veriut të funksionojë me qeveri teknike me kompetenca të kufizuara në një periudhë kur vendi përballet me shumë sfida./ REL

Etiketa: dorehqejamaqedonia e veriutZoran Zaev

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Rikthimi në krye të PD? Berisha: Ku ndryshoj me Sali Berishën e 2013-ës

Rikthimi në krye të PD? Berisha: Ku ndryshoj me Sali Berishën e 2013-ës

Berisha: Do të rivendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA

Berisha: Do të rivendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA

Dy nxënëset sulmojnë me thikë mësuesen, si e kishin planifikuar vrasjen

Dy nxënëset sulmojnë me thikë mësuesen, si e kishin planifikuar vrasjen

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com