Aktualitet

Dyshime për bimë narkotike, Nano monitorim nga ajri me Guardia Di Finanza


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 15/05/22 |
Opi Nion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, me ekipin e Guardia di Finanza kanë kryer një monitorim ajror në zonën veriore të vendit, me helikopter  të pajisur me aparatura speciale.

Gjatë monitorimit u verifikuan, në zona të thella si Dukagjin, Theth, Valbonë, Muriqan, Malësi e Krujës etj, koordinata në të cilat kishte dyshime se kultivoheshin bimë narkotike. Gjithashtu, u ndoq dhe u verifikua një mjet lundrues, i cili nuk kishte sende të kundërligjshme në bord, por kishte dalë për peshkim.

Në përfundim të monitorimit, Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano falenderoi kolegët e “Guardia di Finanza” dhe siguroi punonjësit e policisë për mbëshetjen e tij në luftën kundër veprimtarive të paligjshme.

“Dua të siguroj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të kenë mbështetjen time personale lidhur me luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe çdo lloj paligjshmërie tjetër në vendin tone”, tha Nano.

“Monitorimi ajror nga GDF-ja dhe kontrollet intensive nga toka, me punonjës police dhe dronë që Policia e Shtetit ka në dispozicion do vijojë në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike” u shpreh kapiteni i GDF-së Sergio Angelucci./Opinion.al

 

Pas